NDIKIMI I STRESIT NË IMUNITET

  • 19 February 2018 - 22:39
NDIKIMI I STRESIT NË IMUNITET

Hulumtimi i ekspertëve amerikan nga "University of Michigan" sugjeron se si stresi ndikon në reaksionin e qelizave të sistemit imun për luftën kundër viruseve dhe baktereve. Krahas kësaj, është treguar se si stresi forcon reaksionet pezmatuese dhe alergjike në organizëm, sidomos te personat me sindromën me zorrë irrituese, astmë apo me sëmundje autoimune. Me këtë rast, interaksioni i quajtur receptori i stresit "CRF1", që dërgon sinjale qelizave të sistemit imun për kontroll të organizmit mbrojtës, shkruan revista "Leukocyte Biology". Të dhënat janë marrë duke u bazuar në eksperimentet në minj. Shumë studime kanë treguar ndërlidhjen e stresit me rrezik të shtuar për pagjumësi, ankthe dhe hipertensioni. 

(Kosova Sot)