Ja pse ju paraqiten rrathë të zinj nën sy

  • 20 February 2018 - 09:14
Ja pse ju paraqiten rrathë të zinj nën sy

Ky është një problem estetik, i cili prek femrat e të gjitha moshave Rrathët e zinj, që më të theksuar janë nën sy, paraqesin një problem të theksuar estetik. Por, nëse i dimë shkaktarët e kësaj gjendjeje, atëherë, shpresojmë që mund ta parandalojmë këtë gjendje.

MUNGESA E GJUMIT

Mungesa e gjumit çon deri te ngadalësimi i qarkullimit të gjakut, gjë që shkakton rrathë të errët nën sy. Përpos këtij problemi, ngadalësimi i qarkullimit të gjakut shkakton edhe probleme të tjera të lëkurës.

NUK E HIQNI GRIMIN

Kjo është edhe një shprehi tjetër e përditshme, e cila mund të çojë deri te paraqitja e rrathëve të zinj nën sy. Nëse nuk e hiqni grimin në mënyrë adekuate, atëherë, me kalimin e kohës, mund të paraqiten rrathët e zinj.

DEHIDRIMI

Disa studime kanë treguar se ekziston lidhja midis dehidrimit dhe paraqitjes së rrathëve të zinj. Për këtë shkak, gjatë ditës duhet të pini sasi adekuate të ujit.

FËRKIMI I LËKURËS RRETH SYVE

Kjo është edhe një shprehi, e cila mund ta dëmtojë lëkurën rreth syve dhe ndryshimin e ngjyrës.

EKSPOZIMI NË DRITËN E DIELLIT

Ekspozimi në dritën direkte të diellit mund të ndikojë negativisht në gjendjen e lëkurës delikate rreth syve. Mund të shkaktojë edhe pleqëri të parakohshme. 

(Kosova Sot)