Stimulojeni rritjen e flokut me këtë përzierje natyrale - Femra - Kosova Sot
Stimulojeni rritjen e flokut me këtë përzierje natyrale

Stimulojeni rritjen e flokut me këtë përzierje natyrale

Varësisht nëse keni flokë të thatë apo të yndyrshëm, në mënyrë që të stimuloni rritjen e flokut, duhet ta aplikoni këtë ilaç natyral, në majat e flokut apo ta aplikoni në rrënjën e kokës. A jeni ndier ndonjëherë se floku po ju rritet ngadalë apo është dobësuar? Ne ju sugjerojmë një preparat natyral që stimulon rritjen e flokut nga rrënjët, transmeton gazeta Kosova Sot.

PËR TA PËRGATITUR KËTË ILAÇ NATYRAL JU NEVOJITEN KËTA PËRBËRËS:

Tri lugë të mëdha vaj kokosi virgjrin (45 gramë); 5 pika vaj esencial të mentës; 2 lugë plot me kanellë pluhur. 

VAJRAT QË STIMULOJNË RRITJEN E FLOKUT

Vaji i kokosit është shumë i pasur me vitamina dhe me minerale, përfshirë këtu magnez, bakër dhe selen. Përfshihen shumë antioksidues natyralë që e përbëjnë këtë ilaç natyra për shëndetin, bukurinë, si për flokë po ashtu edhe për lëkurën. Edhe pse është vaj, që frikëson njerëzit me flokun e yndyrshëm, vaji ka efekt stabilizues, nëse e përdorni rregullisht. 

KANELLA STIMULON RRITJEN E FLOKUT

Kanella, sikurse dhe menta, përmban veti stimuluese që përmirëson qarkullimin e gjakut në folikulat e flokut. Po ashtu ka veti të hatashme që parandalon humbjen e flokut. Nëse kanellën e përdorni rregullisht, kjo reflekton në flokun tuaj, madje edhe flokun e errët, duke e bërë më me shumë shkëlqim. Për këtë ilaç përdorni kanellën pluhur. 

SI TA PËRGATISNI ILAÇIN

I përzieni të gjithë përbërësit dhe i përzieni mirë. Duhet të aplikoni vajin e kokosit që është më i ngrohtë se sa 24 gradë celsius. Kështu shkrihet dhe mund të përzihet lehtë me përbërësit e tjerë. 

SI TA APLIKONI

Ndani flokun nëpër seksione dhe aplikoni ilaçin natyral në gjithë lëkurën e kokës. Me kujdes bëni masazh me gishtërinjtë tuaj kështu që të depërtojë thellë në lëkurë; Nëse keni flok normalë të thatë, këtë ilaç natyral mund ta aplikoni edhe në pjesën tjetër të flokut. Nëse keni flokë të yndyrshëm, thjesht ilaçin e aplikoni në rrënjën e flokut; Mbuloni kokën me një qese plastike dhe me një peshqir të pastër, në mënyrë që ta mbani të ngrohtë; Aplikojeni këtë ilaç pak para se të shkoni në shtrat, në mënyrë që të ketë efekt së paku për gjashtë orë; Më pas flokun e shpëlani me shampo; Këtë metodë për të stimuluar rritjen e flokut në mënyrë natyrale duhet ta aplikoni dy herë në javë, brenda një muaji. 

(Kosova Sot)

10 orë e 47 minuta më parë
22/09/18