Hiqni grimin nga fytyra me këta përbërës natyralë

  • 21 February 2018 - 14:21
Hiqni grimin nga fytyra me këta përbërës natyralë

Shumica e femrave pëlqejnë grimin, përderisa grimi kërkon kohë për ta fshirë nga fytyra. Pa marrë parasysh se sa shumë grim aplikoni gjatë ditës, në fund të ditës nevojitet ta hiqni dhe ta shpëlani fytyrën. Për të hequr grimin, shumica e femrave mbështeten në preparatet komerciale që janë në treg, por prodhimet e tilla bëjnë po aq shumë dëme, kështu që përcaktohuni për preparate natyrale, transmeton gazeta Kosova Sot.

QUMËSHTI

Qumështi është një largues i hatashëm i grimit nga fytyra, dhe është shumë më i lirë sesa shumica e preparateve komerciale. Njihet si preparat i mirë për lëkurën. Yndyrat dhe proteinat në qumësht lëkurën e hidratojnë - Hidhni pak qumësht në një tas të vogël dhe e thithni me pambuk. - E shtrydhni pambukun për të lëshuar qumështin shtesë. - Me pambukun me qumësht e fshini fytyrën dhe hiqni grimin. - Përfundimisht, shpëlajeni fytyrën për fytyrën pa grim. 

VAJI I ULLIRIT

Vaji i ullirit ekstra i virgjër është një heqës tjetër efektiv i grimit. Mund të heqë madje edhe grimin rezistent nga uji. Në të njëjtën kohë, lëkurën e mban mirë të lagësht. Vaji i ullirit u përshtatet të gjitha llojeve të lëkurës. - Aplikoni pak vaj ulliri ekstra të virgjër dhe bëni masazh fytyrës suaj. Pas një kohe, fshini fytyrën tuaj me pambuk. - Në një gotë ujë, shtoni 1 lugë vaj ulliri dhe shampon foshnjash. I përzieni dhe i përdorni sa herë që keni nevojë. 

JOGURTI

Jogurti është një tjetër preparat nga kuzhina, në shërbim të bukurisë dhe i mirë për të hequr grimin nga fytyra. Mund të përdoret edhe për hidratimin e lëkurës, e madje edhe për t'u shëruar nga të djegurat e shkaktuara nga dielli. - Një pjesë pambuku e lyeni me jogurt - E fusni në fytyrën tuaj me lëvizje qarkore - Vazhdoni edhe me një pjesë tjetër pambuku, nëse është e nevojshme - Përfundimisht, e pastroni fytyrën me ujë të ftohtë. 

UJI I TRËNDAFILIT

Uji i trëndafilit funksionon si një heqës i hatashëm i grimit nga fytyra, për të gjitha llojet e grimit. Plus, ndihmon në pastrimin e lëkurës suaj dhe funksionon si toner për fytyrën tuaj. Ndihmon të keni fytyrë rrezatuese. - Për të përdorur ujin e trëndafilit, thjeshtë, futni pambukun në ujin e trëndafilit dhe me kujdes hiqni grimin nga fytyra. - Ujin nga trëndafili mund ta përgatisni vetë. 

(Kosova Sot)