Këshilla bukurie nga ekspertët, të cilat duhet t’i dijë secila femër

  • 23 February 2018 - 09:27
Këshilla bukurie nga ekspertët, të cilat duhet t’i dijë secila femër

Ekspertët e bukurisë, të cilët zakonisht e ushtrojnë aktivitetin e tyre ‘online’, duke dhënë këshilla nëpërmjet internetit, kanë përpiluar një listë gjërash, të cilat duhet t’i dijë dhe t’i aplikojë në rutinën e bukurisë secila femër

Tharja e llakut të thonjve

Nëse ju duhet të dilni nga shtëpia pa kaluar shumë kohë pasi që i keni lyer thonjtë, atëherë ju duhet një metodë për tharjen e shpejtë të llakut. E tëra që duhet të bëni është t’i zhysni thonjtë në një enë të mbushur me ujë të ftohtë dhe me akull, si rezultat llaku i thonjve tuaj do të thahet brenda një kohe shumë të shkurtër, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Trajtimi i thonjve me avull

Pasi që t’i keni lyer thonjtë me llak – derisa ata janë ende të patharë – vendosini thonjtë në avullin e ushqimit, duke i lënë për rreth 3 sekonda dhe do ta shihni magjinë e avullit teksa thonjtë me shkëlqim marrin një ngjyrë të bukur mat.

Përzieni fshehësin me balsam

Nëse dëshironi që fshehësi t’ua mbulojë shenjat në gjithë fytyrën, pa u grumbulluar në një pjesë të caktuar të saj, atëherë përzieni fshehësin me një sasi të vogël të balsamit për fytyrë dhe gjithçka do të jetë e përkryer.

Freskojeni bazën e grimit me vaj për fytyrë

Në vend se të merreni me shtresimin e pudrës për orë të tëra, aplikoni disa pika vaj në mollëza dhe si rezultat do ta freskoni bazën e grimit dhe do ta fitoni një shkëlqim mbresëlënës, krejtësisht natyral.

Përgatitja e lapsave

Nëse lapsat e syve dhe të buzëve janë zbutur, futini në frigorifer për rreth një orë, para se t’i mprihni. Sa më të fortë që janë majat e lapsit, aq më pak mbeturina dalin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përzieni nuanca të ndryshme të hijezuesit

Për ta krijuar një hijezues sysh me shkëlqim, përzieni nuanca të errëta të hijezuesit si hijezuesi me ngjyrë kafe metalike, me ngjyrë të gjelbër ose të kaltër të mbylltë me nuanca më të çelëta.

Largojeni grimin me vaj kokosi

Pasi që ta keni lagur topthin e pambukut me produktin për largimin e grimit, shtojani edhe pak vaj ulliri dhe më pas hiqeni grimin e aplikuar. Kjo pasi që përzierja e produktit në fjalë me vaj ulliri ndihmon në shpërbërjen më të shpejtë të grimit dhe largimin e tij me më shumë lehtësi.

Aplikoni bujëkuq për ngjyrë më jetëgjatë

Nëse dëshironi që ngjyra e buzëkuqit tuaj të qëndrojë më gjatë, atëherë, pas aplikimit të tij, trajtojini buzët me bojëkuq. Gjithsesi, është e rëndësishme të siguroheni që bojëkuqi të përshtatet me nuancën e buzëkuqit që keni aplikuar.

Shndërrojeni shamponin e tharë në ‘armë sekrete’

Shamponi i tharë është ‘armë sekrete’ e shumë femrave, pasi që, pa shumë mund, ua shton volumin flokëve. E tëra që duhet të bëni është që kur të zgjoheni në mëngjes t’i trajtoni flokët me shampon të tharë dhe gjithçka është gati!

Zëvendësojeni peshqirin me bluzë

Në vend se të përdorni peshqir, thajini flokët me një bluzë të vjetër. Kjo pasi që tharja e flokëve me peshqir mund t’i dëmtojë më shumë ata, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Mënyra e duhur për heqjen e puçrrave

Shpeshherë ndodhë që puçrrat të bëhen shumë irrituese dhe si rrjedhojë është pothuajse e pamundur t’i rezistohet shtrydhjes së tyre. Mirëpo, është e rëndësishme që menjëherë pasi ta keni shtrydhur ta largoni masën e dalë me një topth pambuku dhe ta trajtoni lëkurën me akull për rreth 10 minuta. Skuqja dhe pezmatimi do të eliminohet shumë më shpejt.

(Kosova Sot)