Atletet hit për pranverën e vitit 2018

  • 27 February 2018 - 08:41
Atletet hit për pranverën e vitit 2018

Me këto atlete, këmbët duken më të gjata, prandaj femrat nuk duan t'i heqin

Që të gjithë e dimë se, me taka, këmbët duken më të gjata, por takat nuk janë të përshtatshme që t'i bartni çdo ditë. Kemi një zgjidhje - në vend të takave, bartni atletet hit për këtë pranverë, të cilat ua bëjnë këmbët që t'ju duken më të gjata. Ditët e nxehta i presim me gëzim për shkak të sezonit të ri të modës. Atletet janë ndër artikujt më të kërkuar pranverorë të modës prandaj, me këtë rast, ua prezantojmë atletet që i bëjnë këmbët t'ju duken më të gjata. Atletet me platformë edhe në sezonin e ardhshëm të modës do të jenë mbathje të preferuara. Ky model me shuall më të trashë preferohet nga shumë femra, meqë ato duken më elegante. Në ofertën e modeleve të reja të atleteve për pranverë mbizotërojnë ngjyrat e çelëta, e bardha e paevitueshme, por edhe e zeza, e cila gjithmonë është në modë. 

(Kosova Sot)