Dy maska të thjeshta për fytyrën me produktet që gjenden në çdo shtëpi - Femra - Kosova Sot
Dy maska të thjeshta për fytyrën me produktet që gjenden në çdo shtëpi

Dy maska të thjeshta për fytyrën me produktet që gjenden në çdo shtëpi

Të gjitha femrat kanë dëshirë të tregojnë sa më shumë kujdes për trupin, fytyrën dhe higjienën personale. Në këtë artikull do të gjeni disa maska shumë të thjeshta që mund t’i bëni në kushte shtëpie, për të pasur një fytyrë plot shkëlqim.

Maskë hidratuese me kakao

Të tre këta produkte kombinohen mjaft mirë me njëri-tjetrin për t’i dhënë fytyrës shkëlqimin që keni dëshiruar. Avokado është hidratuese, kakao vepron si antioksidant dhe qetëson fytyrën, mjalti është një produkt anti-bakterial.  Për të përgatitur këtë maskë në një enë duhet të shtypni ¼ e avokados. Më pas shtoni një lugë gjelle kakao dhe një lugë mjalt dhe të gjitha i trazoni mirë së bashku. Pastaj duhet të aplikoni maskën në fytyrën që duhet ta keni të pastër dhe ta lini për 10 minuta të veproj. Më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Maska Organike me banane

Kjo maskë do t’i japë shëndet dhe shkëlqim në të njëjtën kohë fytyrës tuaj dhe mund të përdoret për të gjitha llojet e fytyrës. Për ta përgatitur duhet të shtypni gjysmën e bananes në një tas. Më pas shtoni një lugë gjelle lëng portokalli dhe mjalt. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

(Kosova Sot)

30 minuta më parë
22/06/18