Udhëzues i thjeshtë për vetulla të përsosura - Femra - Kosova Sot
Udhëzues i thjeshtë për vetulla të përsosura

Udhëzues i thjeshtë për vetulla të përsosura

Vetullat luajnë një rol të rëndësishëm në dukjen tuaj në përgjithësi, andaj edhe meritojnë vëmendje dhe kujdes të shtuar. Gjithsesi, të gjithë e dimë që shumica e femrave i injorojnë vetullat, duke mos u marrë shumë me to. E, nëse edhe ju jeni pjesë e shumicës, atëherë ka ardhur koha të ndryshoni, pasi që ua kemi sjellë një udhëzues të lehtë për arritjen e vetullave të përkryera, transmeton gazeta Kosova Sot.

1. THEKSOJENI FORMËN E DËSHIRUAR TË VETULLAVE

Theksimi i formës së dëshiruar të vetullave para se të filloni punën në to është një hap shumë i rëndësishëm nëse mëtoni të arrini një formë simetrike të vetullave. Kjo gjë ua lehtëson në masë të madhe edhe heqjen e qimeve të padëshiruara.

2. SHËNONI PIKËNISJEN DHE MBARIMIN E VETULLAVE

Sekreti për vetulla të përkryera është ndjekja e formave natyrale të tyre. Andaj, është e rëndësishme ta shënoni pikën ku fillojnë dhe ku mbarojnë vetullat dhe të veproni në bazë të kësaj.

3. MOS I LARGONI SHUMË VETULLAT

Pa marrë parasysh se e keni sy të 'ngushtë' apo të 'gjerë', pra, a keni sy të afruar me njëri-tjetrin apo të larguar, është e rëndë- sishme që ta mos e krijoni iluzionin e syve që janë tepër të larguar. Gjithmonë kur i hiqni vetullat duhet të siguroheni që pjesa ndarëse mes tyre të jetë e barabartë me gjerësinë e hundës, në fund të saj.

4. PËRDORENI SHPESH PISKATOREN

Ndonëse ka teknika të ndryshme për formësimin dhe heqjen e vetullave, si puna e metodës me dyllë, përdorimi i piskatores përbën mënyrën më të përshtatshme dhe më higjienike. Këshillë shtesë: hiqni vetullat në drejtim të rritjes.

5. KREHJA E VETULLAVE

Njëri nga gabimet më të shpeshta në rutinën e kujdesit për vetullat është krehja e tyre në drejtim të gabuar. Andaj, mbajeni në mend që, nëse dëshironi vetulla të përkryera, duhet t'i krihni me brushë spirale, në drejtim të rritjes së tyre, duke shkuar nga poshtë-lart.

6. SHMANGNI PASQYRAT ZMADHUESE

Përdorimi i pasqyrës zmadhuese ju nxit që të hiqni më tepër qime sesa që në fakt është e nevojshme. Andaj, bëni një hap prapa dhe shikojeni veten në pasqyrë të zakonshme, për ta krijuar kështu idenë se sa shumë duhet t'i hiqni vetullat.

7. RUAJENI FORMËN ORIGJINALE

Në vend se të mundoheni t'i jepni vetullave tuaja një formë krejtësisht tjetër, përdoreni formën ekzistuese për arritjen e rezultateve të përkryera. Thjesht, gjejeni pikën më të lartë të vetullave tuaja dhe manipuloni rreth saj. 

(Kosova Sot) 

13 orë e 13 minuta më parë
20/06/18