Produktet e çuditshme që ju ndihmojnë të keni lëkurë të pastër - Femra - Kosova Sot
Produktet e çuditshme që ju ndihmojnë të keni lëkurë të pastër

Produktet e çuditshme që ju ndihmojnë të keni lëkurë të pastër

Produktet e çuditshme që ju ndihmojnë të keni lëkurë të pastër Produktet e çuditshme që ju ndihmojnë të keni lëkurë të pastër Duke marrë parasysh faktin që lëkura është pjesa më e rëndësishme, rrjedhimisht pjesa që i kushtohet më së shumti rëndësi, të gjitha femrat mundohen të mësojnë më shumë rreth kujdesit për të. Më poshtë kemi renditur disa këshilla të çuditshme që mund t’ju ndihmojnë të keni lëkurë të pastër

1. ÇAJI I GJELBËR Nëse vuani nga aknet hormonale, atëherë çaji i gjelbër është zgjidhja që duhet ta bëni. Pini të paktën një gotë çaj të gjelbër në ditë për të rregulluar hormonet tuaja.

2. PUDRA E SHAFRANIT Kjo lloj pudre bën çudira në lëkurë! Për të nxjerrë rezultatet më të mira, përzieni pudrën e shafranit me jogurt, mjaltë dhe vaj ulli dhe vendoseni në lëkurë.

3. PRODUKTI ‘NEOSPORIN’ Nëse i trajtoni aknet sikur çdo plagë tjetër në trup atëherë do t’i bëni një shërbim vetes, pasi që shenjat do të largohen më shpejt. Vendosni një sasi të vogël neosporini në akne apo shenjat e tjera në fytyrë.

4. UTHULLA E MOLLËS Shumë njerëz pinë uthull molle për të përmirësuar mirëqenien e lëkurës, mirëpo duhet ta bëjmë të qartë që uthulla e mollës është shumë e përshtatshme nëse aplikohet drejtpërdrejt në akne, pra nga jashtë.

5. PATATET Për të larguar shenjat në fytyrë, ndani një patate përgjysmë dhe fërkojeni lëkurën tuaj, me theks të veçantë në pjesën ku keni akne.

(Kosova Sot)

15 orë e 32 minuta më parë
23/09/18