Si t'i ngjyrosni flokët pa përdorur kemikate?

  • 01 March 2018 - 13:40
Si t'i ngjyrosni flokët pa përdorur kemikate?

Jeni në kërkim të ngjyrës së shkëlqyeshme për flokët tuaj, pa kemikate? Aplikimi i llojeve të ndryshme të prodhimeve natyrale në flokët tuaj mund t'ju dhurojë një dukje të ringjallur. T'ia hedhim një sy disa formulave të përgatitura në shtëpi që ju ndihmojnë të arrini ngjyrën e flokëve që gjithmonë e keni dëshiruar, pa i dëmtuar cilësinë dhe strukturën e flokëve, transmeton gazeta Kosova Sot.

PËR FLOKË BRUNE- LËVOZHGA E GJELBËR E ARRËS

Lëvozhga e gjelbër e arrës përmban vitamina të rëndësishëm dhe nutriente për shëndetin e kapilarëve. Aminoacidet esenciale parandalojnë humbjen e vajrave natyrale dhe promovojnë shkëlqimin e flokut Përbërësit: - 20 gëzhoja të arrës së gjelbër - 500 mlg ujë - 3 lugë uthull molle Si të veproni? - Qëroni arrat, shtypni lëvozhgat e gjelbra dhe i vendosni në ujë dhe i vloni. - E lini për disa minuta dhe lëngun kur të jetë ftohur e aplikoni në flokë. - E lini për 20 minuta, më pas e shpëlani. - Në fund shtoni uthullën e mollës. - Përsëriteni tri herë në javë. 

PËR FLOKË TË ÇELËT KAFEJE - LËVORJA E QEPËS DHE E LISIT

Përparësia për këtë ilaç për flokë të çelët me ngjyrë kafeje është se lëvorja e qepës është e pasur me antioksidues që mbroj flokët nga radikalet e lira. Përbërësit: - ½ e gotës lëvore të qepës - 4 pjesë lëvore lisi - 4 litra ujë Si të veproni: - Vloni ujin dhe më pas hidhni lëvoren e copëtuar të qepëve. - Hidhni aty dhe pjesë të lëvores së lisit dhe lejoni që përzierja të zihet për së paku një orë në zjarr të lehtë. - Pas një ore, e hiqni nga zjarri dhe prisni derisa të ftohet. - Lëngun e hidhni nëpër flokë. - E lini të veprojë për 45 minuta, më pas e shpëlani. - Përdoreni tri herë në javë. 

PËR FLOKË TË VERDHË - KAMOMILI Lulet e kamomilit rekomandohen për femrat me ngjyrë të çeltë që duan nuanca më të verdha dhe më shumë shkëlqim Përbërësit: - 10 lugë lule kamomili - 4 litra ujë Si të veproni: - Lulet e kamomilit i hidhni në një enë me ujë dhe e vloni në temperaturë mesatare për së paku 15 minuta. - Kur të kalojë kjo periudhë kohore, e lini të qëndrojë. - Kur të ketë arritur temperaturën që e duroni në kokë, aplikojeni nëpër flokë. - E lini të qëndrojë në flokë për një orë, më pas e shpëlani. - Përdoreni çdo ditë, ose minimumi tri herë në javë.

PËR FLOKË TË KUQ - PANXHARI Ngjyra e thellë e rrënjës së panxharit shërben si alternativë e shkëlqyeshme për të pasur flokë edhe më të kuqe. Kjo perime është e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidues që parandalon humbjen e flokut dhe lufton tharjen e tyre Përbërësit: - 1 panxhar të madhësisë mesatare - 4 litra ujë Si të veproni: - Copëtoni panxharin në disa pjesë dhe e hidhni në një enë me ujë dhe e zieni. - E shtypni panxharin në ujin në të cilin po zihet. - Përzierjen natyrale e aplikoni në flokë. - E lini të veprojë për 20 minuta, më pas e shpëlani. - Aplikojeni tri herë në javë. 

PËR TË FSHEHUR THINJAT - SHERBELA Kjo bimë është opsion i shkëlqyeshëm për shmangien dhe fshehjen e thinjave. Sherbela ndikon të keni tone më të errëta Përbërësit: - 2 lugë sherbelë - 50 ml liker - 2 litra ujë Si të veproni: - Sherbelën e hidhni në enën me ujë dhe e lini të vlojë për një orë. - Prisni të ftohet dhe më pas shtoni likerin. - Shpërndajeni përzierjen nëpër flokë, e përsëritni çdo ditë. 

(Kosova Sot)