12 këshilla për rezultate të mira në humbje të peshës

  • 01 March 2018 - 14:23
12 këshilla për rezultate të mira në humbje të peshës

Nëse dëshironi që të humbni peshë, atëherë me siguri i keni provuar ato dietat, që premtojnë 15 kilogramë më pak për një muaj. Megjithatë, problem me ato dieta është fakti që ata kilogramë kryesisht kthehen shpejt. Për këtë arsye, nëse dëshironi që të humbni peshë në mënyrë efikase dhe afatgjatë, një gjë e tillë duhet të jetë një proces i ngadalshëm dhe i lehtë. Mënyra më e lehtë është që të bëni ndryshime të vogla në mënyrën e të ushqyerit, gjë që do të ofrojë rezultate të mëdha, transmeton gazeta Kosova Sot.  

Qull tërshëre në vend të flluskave

Flluskat, të cilat më së shpeshti konsumohen për kafjall, janë të mbushura me sheqer, edhe pse reklamohen si të shëndetshme. Me vetë këtë, kanë edhe shumë kalori. Pra, në vend të tyre zgjidheni qullin e tërshërës, ndërsa shijen mund ta përmirësoni me ndonjë pemë me kokrra të kuqe. 

Omëletë me perime në vend të sandviçit me vezë

Perimet janë të pasura me fibra, kështu që do t'ju ofrojnë ndjenjë më të gjatë të ngopjes, sesa buka për sandviç, ndërsa kanë edhe shumë më pak kalori. Kjo është një mënyrë e mirë për ta rritur konsumimin e perimeve, të cilat i kemi të nevojshme për funksionim të duhur të organizmit. Dy vezë të ziera me gjysmë filxhani spinaq kanë vetëm 150 kalori. 

Bëjeni vetë jogurtin me pemë!

Në jogurtët e blerë me pemë, do të gjeni më shumë sheqer sesa pemë. Për këtë arsye, në vend se ta blini bëjeni vetë jogurtin tuaj. Në 'blender' mund të qitni lloje të ndryshme pemësh, të cilat i preferoni me jogurtin klasik, dhe do ta shihni se nuk keni nevojë për sheqer, sepse pemët e sjellin ëmbëlsinë natyrale. 

Pini kafe të zezë!

Kafeja me qumësht ka dukshëm më shumë kalori, të cilat vijnë nga qumështi, sidomos nëse përdoret ai me më shumë yndyrë, gjë që bëhet në shumicën e kafeneve. Për këtë arsye provoni që të mësoheni me kafe pa qumësht dhe sheqet. Në atë mënyrë do ta konsumoni dozën tuaj të kafeinës, ndërsa kafeja është e pasur edhe me antioksidues. Nëse nuk mund ta pini pa qumësht, atëherë përdorni qumësht me më pak yndyrë. 

Në vend të supës me domate, konsumoni supë të hollë perimesh

Mos lejoni që t'ju mashtrojë fjala "domate". Domatja është e shëndetshme, por lëngu dhe pureja nga domatet janë të mbushura me sheqer. Plus, supa e domateve më së shpeshti bëhet me shtimin e ajkës për zierje, e cila ka shumë kalori. Për këtë arsye, bëjeni vetë një supë të hollë shtëpiake me perime të ndryshme. 

Spinaq të freskët, në vend të sallatës jeshile

Të dyja janë jeshile, dhe nuk kanë shumë kalori, por sallata jeshile nuk ka asnjë vlerë tjetër ushqyese. Por, spinaqi ka vlera ushqyese, pasi që është i pasur me hekur, magnez dhe vitamina A dhe C. Bëjeni një sallatë me spinaq të freskët, ia shtoni pak mish pa dhjamë dhe një fetë djathë dhe do ta keni një drekë të përkryer. 

Sallata patatesh, në vend të patateve të skuqura

Patatet e skuqura kanë sasi të madhe të yndyrës, të cilën e thithin gjatë fërgimit, ndërsa një gjë e tillë ua rrit dukshëm vlerën kalorike. Vetë patatja është një ushqim shumë i shëndetshëm, dhe nuk duhet që të shmanget. Për këtë arsye, në vend të patateve të skuqura, bëjeni një sallatë me patate si shtesë për drekën tuaj. 

Bukë integrale, në vend të bukës së bardhë

Edhe pse të dyja kanë nga 150 gramë kalori për porcion, buka integrale është shumë më e shëndetshme. Kokrra e plotë e grurit është shumë e shëndetshme, por kur i hiqet cipa gjatë rafinimit, bëhet në fakt e pavlefshme. Për këtë arsye gjithmonë zgjidhni bukë integrale, e cila do t'ju ngopë më mirë dhe do të jetë dukshëm më e shëndetshme për organizmin tuaj. 

Në vend të puresë nga patatet, konsumoni pure nga lulelakra

Lulelakra është shumë më e shëndetshme, ndërsa ka edhe dukshëm më pak kalori. Provoni që të bëni pure nga lulelakra, e cila mund të jetë shumë e shijshme, nëse i qiten erëzat e duhura. Reduktojeni sasinë e gjalpit dhe përdorni qumësht me përqindje të reduktuar të yndyrës për rezultate maksimale. 

Konsumoni fruta të pemëve me lëvozhga!

Shumë ushqime që grimcohen, e të cilat i konsiderojmë edhe si të shëndetshme, përmbajnë shurup të misrit, i cili shton ëmbëlsinë. Për këtë arsye provoni që t'i shmangni dhe në vend të tyre me vete mbani arra, bajame ose lajthi. Një messhujtë e tillë mund të futet edhe në çantën më të vogël për femra, ndërsa është e shkëlqyeshme për organizmin. 

Djathë feta, në vend të atij pa yndyrë

Shmangini të gjitha llojet e djathit pa yndyrë, të cilat ofrohen në dyqane. Janë të mbushur me aditivë dhe konservues, e të mos përmendim që nuk kanë kurrfarë shije. Përdorni djathë të freskët feta, ose djathë nga qumështi i dhisë. Edhe pse ka më shumë kalori, është më i shëndetshëm dhe përmban acid linoleik, i cili ndihmon që të digjni më shumë kalori. 

Kos në vend të ajkës

Këto dy produkte kanë shije dhe teksturë të ngjashme, ndërsa dallimi në vlerën kalorike është i madh. Ajka përmban shumë më shumë yndyrë, e dallimi është vetëm i vogël në shije. 

(Kosova Sot)