RECETA E SHPEJTË PËR FLOKË TË LËMUAR DHE TË SHKËLQYER

  • 02 March 2018 - 08:36
RECETA E SHPEJTË PËR FLOKË TË LËMUAR DHE TË SHKËLQYER

Të gjitha femrat kanë dëshirë që të kenë flokë të bukur, të lëmuar e të fortë. Askush nuk dëshiron flokë të tharë e të dëmtuar. Nëse e keni një problem të tillë dhe dëshironi që ta zgjidhni atë, atëherë xhelatina në formë pluhuri është krejt për çfarë keni nevojë. Në fakt, kjo është një mënyrë shumë e lirë e trajtimit, kështu që nuk keni nevojë të brengoseni se sa para do të shpenzoni dhe mund t’i harroni produktet e shtrenjta dhe trajtimet në sallone të floktarisë. Dy përbërësit kryesorë të këtij trajtimi janë glicina dhe prolina, që gjenden në xhelatinë. Xhelatina është e pasur me proteina dhe aminoacide, që e bëjnë atë të përkryer për trajtim të flokëve. Gjithashtu ndihmon në shtrëngimin e lëkurës së lëshuar dhe ndihmon në rritje të flokëve dhe thonjve, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

RECETA PËR TRAJTIM TË FLOKËVE:
Përbërësit:
1 vezë
1/2 filxhani me qumësht
1 lugë me xhelatinë
2 lugë të vogla me uthull
2 lugë të vogla me vaj ulliri

PËRGATITJA:

E qitni xhelatinën në qumësht të ngrohtë dhe e përzini mirë. Në të i shtoni vajin e ullirit dhe vezën dhe e përzini përsëri.

PËRDORIMI: 

Përzierjen e aplikoni në flokë të lagur dhe e lini që të qëndrojë për 30 ose 40 minuta. Pas kësaj flokët i lani me shampon të zakonshëm. Përsëriteni këtë dy herë në javë për t’i arritur rezultatet më të mira.

(Kosova Sot)