4 këshilla të grimit do t’ju ndihmojnë të keni mollëza të definuara

  • 02 March 2018 - 13:43
4 këshilla të grimit do t’ju ndihmojnë të keni mollëza të definuara

Krijimi i pamjes që përfshin mollëza të definuara të faqeve është mënyra më e mirë për t’u dukur më e re dhe më tërheqëse. Artistja e grimit, Pamela Faller, ka dhënë disa këshilla të grimit që do t’ju ndihmojnë që t’i theksoni mollëzat tuaja që, rrjedhimisht, bëjnë që të dukeni më e freskët, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Gjejini mollëzat!

Së pari vendosni gishtin drejtues mbi mollëz dhe silleni deri sa ai të vendoset direkt mbi ashtin e mollëzës. Pasi te keni gjetur qendrën e mollëzës, do ta dini saktë pjesën që do ta theksoni.

2. Vendosni bazamentin!

Vendosni krem me ngjyrë më të errët para se të vendosni kremin tuaj të përditshëm. Pastaj përdorni një brushë speciale për ta shpërndarë kremin, duke vendosur më shumë në qendër të mollëzës. Përfundimisht trajtojeni atë pjesë duke përdorur një sfungjer të vogël, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

3. Edhe më shumë krem!

Krijoni format e dëshiruara të mollëzave duke përdorur brushë speciale. Përmes vendosjes së grimit nëpër pjesë të ndryshme me intensitet të ndryshëm ju do të arrini të krijoni formën e dëshiruar.

4. Shtoni shkëlqim!

Për të shtuar shkëlqimin dhe për t’i definuar edhe më tutje mollëzat tuaja vendosni krem me ngjyrë të çelët përmbi qendrën e mollëzave. Sasia e kremit duhet të shtohet duke filluar prej skajit të syrit deri te qendra e mollëzës. 

(Kosova Sot)