Si të çelësh ngjyrën e flokëve me metoda natyrale?

  • 03 March 2018 - 10:42
Si të çelësh ngjyrën e flokëve me metoda natyrale?

Padyshim se  dëshirë e shumë vajzave është të çelin ngjyrën e flokëve, veçanërisht flokëverdhat. Ato duan të rimarrin ngjyrën e artë natyrale, pa pasur nevojë të përdorin forcën e kimikateve. Ka shumë mjete natyrale, të cilat na lejojnë të marrim një efekt të bukur mbi flokët tona, pa dëmtuar strukturën e tyre duke i dhënë një shkëlqim të ndritshëm.

Të çelësh ngjyrën me limon

Limoni është një zbardhues i shkëlqyer, për shkak të përqendrimit të lartë të citratit dhe vitaminës C. Nuk ka efekte anësore, nuk “djeg” flokët dhe, njëkohësisht redukton problemet të tilla si, zbokthi dhe yndyra e flokëve.
Përgatitja e recetës:
Një lugë (çaji) lëng limoni për çdo 4 litra ujë, dhe bëni shpëlarje të thjeshta, madje edhe të përditshme. Efekti zbardhues do të jetë gradual, por shumë i natyrshëm dhe ngjyra e fituar do të jetë e shkëlqyer. Lëngu i limonit, gjithashtu mund të kombinohet me produkte të tjera natyrore të tilla si, mjalti, vaj ulliri (disa pika), kamomili për një efekt të dyfishtë.

Të çelësh ngjyrën me sodë buke

Shumë pak prej nesh i dinë sekretet e përdorimit të bikarbonatit të natriumit, e quajtur ndryshe si soda e bukës. Ajo gjen përdorim kudo: nga kujdesi për higjienën personale, te mjekimet apo detergjentët, mes të cilave edhe për shumë patologji që lidhen me shëndetin.

Përgatitja e recetës:

Përzieni në një enë, masë të barabartë shampo dhe sodë bikarboni (2 lugë supe me shampo + 2 lugë supe me sodë bikarboni). Përziejini mirë. Lagini flokët me ujë të ngrohtë, pastaj aplikoni këtë masë në flokë. Masazhojini flokët për 3-4 minuta, pastaj shpëlajini mirë.

Kujdes! Soda është abrazive. Pas kësaj larjeje, hidratojini mirë flokët me një vaj 100% natyral, ose bëni një balsam me mjaltë + vaj kokosi (ose një vaj tjetër që mund të keni në shtëpi).
Të çelësh ngjyrën me kamomil

Lulet e kamomilit janë përdorur gjithmonë për të çelur flokët. Harrojini shampot e supermarketit që përmbajnë “kamomil”, por siguroni/bleni lulet e thara të kamomilit që i shikoni me sytë tuaj.
Përgatitja e recetës:
2-3 lugë lule të thara (masa varet nga gjatësia e flokëve) vlojini në një litër ujë për rreth një çerek ore. Zierja duhet të qëndrojë në pushim gjysmë ore, kullojeni, dhe mbështillini me garzë sterile. Aplikoni në flokë të lagur pas shamponimit për të paktën 15 minuta. Pastaj shpëlajini disa herë me ujë të valuar. Vetëm shpëlarja përfundimtare do të jetë me ujë të thjeshtë. Duke kryer këtë trajtim të paktën një herë në javë, ju do të shihni flokët tuaj gradualisht të marrin një ton më të ëmbëlsuar dhe me shkëlqim.

(Kosova Sot)