Numerologjia ushqimore

  • 04 March 2018 - 08:20
Numerologjia ushqimore

Me llogaritjen e bioritmit tuaj do të zbuloni diçka të re për shijet dhe ushqimet që preferoni. Bioritmi zbulon sjelljen tonë në jetën e përditshme. Ai është një kategori e ndryshueshme që në fakt ndryshon çdo dy orë (duke u varur nga rrotullimi i boshtit të Tokës).

MËNYRA E LLOGARITJES SË BIORITMIT TUAJ:
Duhet ta mblidhni ditën dhe muajin e lindjes, në mënyrë që ta fitoni një numër njëshifror.

SHEMBULL:

Dita dhe muaji i lindjes: 25.06.

2+5+6 = 13 e kjo është 1+3 = 4

 

BIORITMI 1 

Ky është numri më kërkues, e të tilla janë edhe femrat kur bëhet fjalë për ushqimin. Dëshirojnë vetëm më të mirën nga jeta, sepse mendojnë se u takojnë, kështu që zgjedhin ushqimin dhe çmojnë kualitetin e ushqimit. U pëlqejnë specialitetet ekskluzive. Klorofili është një përbërës i rëndë- sishëm, të cilin duhet ta konsumojnë pjesëtaret e numrit 1. Pra, duhet që të konsumojnë më shumë perime të gjelbra, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

 

BIORITMI 2 

Dyshja e ndjeshme adhuron të gjitha llojet e ëmbëlsirave, me të cilat i zbut problemet dashurore dhe përvojat e jetës. Pasi që është një shtëpiake e vërtetë, preferon ushqime të përgatitura vetë. Nuk zgjedhin shumë, por për shkak të lukthit të ndjeshëm duhet që t’i shmangnin pijet e forta dhe ushqimet me shumë erëza. U rekomandohen pemët dhe perimet me lëvore të verdhë, si specat, patatet, kungulli dhe bananet etj

Image

 

BIORITMI 3 

Pjesëtaret e kësaj shenje e pëlqejnë shumë ushqimin dhe shpesh kanë probleme me tepricë të kilogramëve. Në menytë ditore duhet të shtojnë pemë dhe perime me ngjyrë të vjollcës. I preferojnë shumë makaronat, lazanjat dhe ushqimet e ngjashme të cilat i trashin. 

Image

 

BIORITMI 4 

Pjesëtaret e numrit katër janë shumë modeste kur bëhet fjalë për ushqimin. Ato kryesisht i konsumojnë vetëm ushqimet e domosdoshme. Nuk hanë shumë. Për to ushqimi ideal ka ngjyrë të bardhë. Janë adhuruese të ushqimeve të bëra nga brumi

Image

 

BIORITMI 5

Pesëshet gjithmonë shkojnë në hap me kohën dhe të parat e pranojnë makrobiotikën, ushqimin vegjetarian dhe secilin trend tjetër ushqimor. Pesëshet pëlqejnë gatimin, ushqimet dhe recetat e reja, por zgjedhin shumë. Hanë gjithashtu disa herë në ditë dhe tërhiqen nga ushqimet ekzotike, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

 

BIORITMI 6
 

Pjesëtaret e këtij numri kanë oreks të shkëlqyeshëm. Nuk e kanë lehtë që të përshtaten, sepse janë gurmane të mëdha, ndërsa janë shumë të afta në kuzhinë. Më e rëndësishmja për to është që ushqimi të jetë i aranzhuar bukur, por edhe i shijshëm dhe i llojllojshëm.

Image

 

BIORITMI 7 

Shtatëshet janë adhuruese të ushqimit vegjetarian dhe makrobiotik. Ato duhet që të konsumojnë pemë dhe perime në sasi të mëdha, por që t’i shmangin frutat e thartë. Shujtë ideale për to paraqesin perimet nga skara ose ndonjë specialitet i pazakontë me bazë bimore.

Image

 

BIORITMI 8 

Tetëshet e ashpra e teprojnë në gjithçka. Preferojnë ushqim me shumë erëza, por edhe ta pinë ndonjë gotë më tepër. E adhurojnë mishin, por do të ishte më mirë që të konsumojnë më shumë pemë dhe perime, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

 

BIORITMI 9 

Nëntëshet kanë oreks shumë të mirë. Preferojnë perime dhe pemë, si të freskëta ashtu edhe të ziera. Nuk zgjedhin shumë, ndërsa u rekomandohen pemët dhe perimet me ngjyrë të vjollcës. Për to është e rëndësishme që ushqimi të jetë i shijshëm, jo me shumë erëza dhe në sasi të mëdha. Me ushqim preferojnë edhe një gotë me verë.

Image

 

(Kosova Sot)