Gjashtë këshilla për femrat që kanë telashe me thinjat

  • 04 March 2018 - 11:57
Gjashtë këshilla për femrat që kanë telashe me thinjat

Zakonisht, njerëzit fillojnë të thinjen pasi t'i kenë mbushur dyzet vjet, mirëpo disa të tjerë, për shkak të gjenetikës, fillojnë të thinjen më herët dhe kjo gjë mund të shkaktojë probleme me vetëbesimin, sidomos nëse ndodh në kohën kur sapo keni mbushur njëzet vjet. Nëse edhe ju keni probleme me thinjat e hershme, ndiqni shtatë këshillat e mëposhtme ,raporton Gazeta Kosova Sot

1. NDRYSHONI STILIN E FLOKËVE! Nëse keni filluar të keni thinja para kohës, ndryshimi i stilit të flokëve mund t'ju ndihmojë në fshehjen e thinjave. Për shembull, provoni ta ndryshoni anën nga i ktheni flokët, ose provoni t'i ndani flokët në mes. Kjo teknikë do t'ju ndihmojë në fshehjen e një pjese të flokëve të thinjura.

2. ASKUSH NUK I VËREN THINJAT Kur ju shikoheni në pasqyrë dhe për herë të parë i shihni disa qime të thinjura, me shumë gjasë ju jeni personi i vetëm që i shihni këto thinja, pasi njerëzit e tjerë kanë shumë gjëra më të mençura për të menduar kur të takohen me ju, andaj edhe nuk mendojnë për thinjat në kokën tuaj. Andaj, mundohuni t'i injoroni, sidomos nëse numri i qimeve të thinjura është i vogël.

3. NGJYROSJA? Natyrisht, të gjitha femrat, kur fillojnë të ballafaqohen me këtë problem, fillojnë të mendojnë nëse duhet t'i ngjyrosin flokët apo jo. Gjithsesi, pyetja më e rëndësishme që duhet t'ia bëni vetes në raste të tilla është nëse ju jeni e përgatitur për t'u kujdesur vazhdimisht për ngjyrën e flokëve.

4. PËRSHTATUNI ME NGJYRËN E RE! Thinjat nuk kanë pse të jenë gjithmonë të tmerrshme! Mendoni se si flokët ngjyrë argjendi tanimë janë bërë trendë të mëdhenj, sidomos në mesin e aktoreve dhe modeleve të famshme. Andaj, shqyrtoni mundësinë që ngjyra e hirtë të bëhet pjesë e dukjes suaj të jashtme. Nuk ka asgjë të keqe në të!

5. GJATËSIA E FLOKËVE Flokët e thinjura shumë shpesh mund të duken bukur, nëse ju arrini t'i shkurtoni siç duhet flokët tuaj. Megjithatë, gjithmonë varet nga preferenca juaj, andaj si rrjedhojë e kësaj, ju mund t'i lini flokët tuaj në çfarëdo gjatësie për t'u dukur bukur.

6. PËRDORNI PRODUKTET! Pasi ky problem ka filluar t'i prekë më shumë femra, stilistët e mëdhenj kanë filluar të punojnë më tepër në zgjidhjen e këtij problemi, andaj, falë atyre, tanimë në treg mund të gjeni një numër të madh produktesh, që mund t'ju dalin në ndihmë në momentin e parë të shfaqjes së thinjave. 

(Kosova Sot)