Receta dymijëvjeçare kundër rrudhave - Femra - Kosova Sot
Receta dymijëvjeçare kundër rrudhave

Receta dymijëvjeçare kundër rrudhave

Nuk keni nevojë që të shpenzoni para për të blerë kremra të ndryshme për lëkurë, kur mund ta bëni një vetë, nga përpirësit natyralë, sipas një recete greke të vjetër dy mijë vjet

PËRBËRËSIT: - 1 lugë me mjaltë natyrale - 8 lugë dyllë bletësh (të grirë) - 200 ml vaj bajamesh - 1/2 filxhani me ujë trëndafili

METODA E PËRGATITJES:

Shkrijeni mjaltin, dyllin dhe vajin e bajameve në temperaturë të ulët. Pasi që të shkrihen përbërësit dhe të formojnë një përzierje homogjene, i lini që të ftohen, por jo krejtësisht. Pas kësaj duhet t'i shtoni ujë, një pikë pas tjetrës, duke e përzier vazhdimisht deri kur të formohet sërish një masë homogjene. Pas ftohjes e qitni në një kavanoz dhe e mbyllni atë. Këtë krem mund ta përdorni edhe për mënjanim të grimit edhe kundër rrudhave. 

(Kosova Sot)

7 orë e 13 minuta më parë
18/09/18