Përgatiteni vetë maskën kundër rrudhave

  • 04 March 2018 - 16:41
Përgatiteni vetë maskën kundër rrudhave

Keni vërejtur rrudhat e para në fytyrë dhe tashmë po ju kap panik? Nuk ka vend për brengosje. Provoni maskën e thjeshtë për fytyrë nga kuzhina, teni juaj do të shkëlqejë, ndërsa që rrudhat me siguri se do të jenë më pak të dukshme

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM:

* tri lugë sodë bikarboni * një lugë mjaltë * tri kapsula vitamina E * tri lugë mjaltë * ¼ e lugës kanellë Të gjithë përbërësit i përzieni në një enë të vogël, derisa të fitoni një masë homogjene, më pas maskën aplikoni në fytyrë dhe me lëvizje të buta bëni masazh. Maskën e lini të ndikojë në fytyrë për 10 deri 15 minuta, e më pas e shpëlani me ujë të vakët. Soda e bikarbonit ndikon si piling, mjalti hidraton, rigjeneron lëkurën nga helmet dhe substancat tjera të dëmshme, derisa kanella përmirë- son furnizimin e lëkurës me oksigjen. Falë efektit të këtyre përbërësve, lëkura pas këtyre përbërësve do të jetë e pastër, e shëndetshme, e butë.

(Kosova Sot)