Me kanellë deri te flokët më të ndritshëm dhe më të butë

  • 05 March 2018 - 11:53
Me kanellë deri te flokët më të ndritshëm dhe më të butë

Kanella nuk është vetëm mëlmesë aromatike, por edhe një alternativë e sigurt e preparateve për zbardhjen e flokëve

Te përdorimi i maskës me kanellë, jo vetëm që do ta arrini efektin e dëshiruar, por po ashtu do t'i forconi rrënjët e flokëve, duke përshpejtuar rritjen e tyre. Kjo për shkak se kanella është e pasur me vitamina dhe antioksidues. Efekti më i mirë arrihet te zbardhja e flokëve ngjyrë kafe të çelët - me një tretman flokët zbardhen për 2-3 nuanca. Procedura duhet të përsëritet disa herë. Gjithçka varet nga struktura dhe ngjyra e flokëve. Pas maskës me kanellë, flokët do të bëhen më të buta, me një strukturë të kadifenjtë dhe do të revitalizohen, transmeton gazeta Kosova Sot.

PËR PËRGATITJEN E KËSAJ MASKE DO T'JU NEVOJITEN:

• 3 lugë supe mjaltë; • 3 lugë supe kanellë; • 5 - 6 lugë të supës balsam për flokë; • Sasia e këtyre përbërësve është e përshtatshme për një përdorim, për flokë të gjatë. • Në një enë të qelqtë apo plastike përziejeni mjaltin dhe kanellën. Përzieni ngadalë, që të bashkohen mirë; • Më pas e shtoni balsamin për flokë. Përzieni përsëri dhe, tani masa është e gatshme për t'u përgatitur. Lani flokët në mënyrë të rëndomtë e, pasi që të teren, krihni me krehër të gjerë, duke i ndarë në tufa. • Vendoseni masën braun në flokë me brushë për ngjyrosjen e flokëve, duke u munduar që ta ngjyrosni çdo tufë. Kini kujdes që këtë masë të mos e vendosni në fytyrë, meqë e irriton atë. Po ashtu, këtë masë nuk duhet ta fërkoni për lëkurë të kokës. • Pasi ta keni vënë maskën, flokët ngrini dhe mblidhni në një duq të vogël. Mbajeni peshqirin për 30 minuta, më pas hiqeni, meqë duhet nxehur më pas flokët. Lëreni vetëm qesen e plastikës edhe për 4-5 orë. Më pas lani flokët me themel dhe shpëlani me ujë të nxehtë. •

REZULTATI: Flokët tuaj do të zbardhen për 1-3 nuanca. • Nëse doni që flokët t'i keni edhe më të bardha, atëherë përsëriteni këtë procedurë derisa të jeni të kënaqura. 

(Kosova Sot)