Maskat me banane, të cilat bëjnë mrekullinë për fytyrën tuaj - Femra - Kosova Sot
Maskat me banane, të cilat bëjnë mrekullinë për fytyrën tuaj

Maskat me banane, të cilat bëjnë mrekullinë për fytyrën tuaj

Fryti i gjatë me lëvore të verdhë, që mund të gjeni në mbarë botën, përveçse është i shijshëm, në fakt është i shkëlqyeshëm edhe për shëndetin dhe kujdesin ndaj lëkurës, pasi që është i pasur me vitamina B6 dhe B12, që e bën një mbrojtës të shkëlqyeshëm kundër njollave, rrudhave, linjave dhe lëkurës së lëshuar. Bananet mund të përdoren për shtimin e bukurisë si dhe ringjalljen e lëkurës. Në vijim ju paraqesim disa receta që ua shtojnë bukurinë, ku është e pranishme banania. ,raporton Gazeta Kosova Sot

MASKË ME BANANE PËR NDRIÇIMIN E LËKURËS Kjo maskë ka për qëllim reduktimin e njollave të zeza nga fytyra. Prania e mjaltit në maskë përçon përbërësit e saj ndriçues në lëkurë dhe largon bakteret që mund të shkaktojnë puçrra ose akne. Për më shumë, e hidraton lëkurën në vend se të bëhet e yndyrshme. Lëngu i limonit ndriçon pjesët e errëta të lëkurës. Përbërësit e nevojshëm: Mjaltë - 1 lugë; Lëng limoni - 1 lugë; Banane - 1. Si ta përgatisni: Bananen e qëruar e shtypni në një tas me një lugë. Aty më pas shtoni mjaltin dhe lëngun e limonit. Para se ta aplikoni maskën në fytyrë, e shpëlani fytyrën tuaj me sapun dhe e thani. Maskën butësisht e vendosni në fytyrë. Lini përzierjen në fytyrë për 15 minuta, e shpëlani me ujë të vakët dhe e thani me peshqir.

(Kosova Sot)

19 orë e 22 minuta më parë
19/06/18