Si të përzgjidhni nuancën e lapsit për vetulla, që ju përshtatet me ngjyrën e flokut dhe të syve?

  • 07 March 2018 - 08:33
Si të përzgjidhni nuancën e lapsit për vetulla, që ju përshtatet me ngjyrën e flokut dhe të syve?

Ekspertët e grimit kanë zbuluar se në cilën mënyrë më të lehtë mund ta zgjidhni lapsin ideal për vetulla.

FLOKU I KUQ

Nëse keni flokë të kuq dhe ten vjollcë, me asnjë çmim mos zgjidhni lapsin me tone të kuqe, sepse vetullat tuaja do të marrin nuancë të portokalltë, kështu që përcaktohuni për atë që 'tërheq' në të hirtë.

BRUNET

Për brunet, nëse keni flokë ezmer të ndritshëm dhe sy të ndritshëm, zgjidhni lapsin paksa më të errët për t'i definuar si duhet, e nëse keni sy të errët dhe flokë ezmer të errët përcaktohuni për laps të ndritshëm.

ZESHKANET

Edhe pse shumë zeshkane konsiderojnë se ngjyrën e vetullave duhet kombinuar me ngjyrën e flokut, në këtë rast gabojnë shumë. Me përdorimin e lapsit tepër të errët për vetulla do të arrini një dukje 'artificiale', e vetullat tuaja do të duken aspak natyrale. Pra, nëse jeni zeshkane, gjithmonë zgjidhni laps për vetulla mesatarisht nuanca ezmere të errëta.

FLOKËVERDHAT

Femrat me flokun e verdhë po ashtu duhet të kenë kujdes në përzgjedhjen e këtij prodhimit. Nëse keni flokë dhe sy të ndritshëm, ngjyrën e lapsit ta kombinoni me pjesën më të errët të flokut, duke iu dhënë vetullave definim, e pos kësaj hapni shikimin. Në të kundërtën, nëse përzgjidhni nuancën e lapsit, ngjashëm me pjesët e ndritshme të flokut, do të dukeni të lodhura. 

(Kosova Sot)