Maska me lëng orizi, që ju ndihmon të dukeni 10 vjet më e re

  • 07 March 2018 - 14:05
Maska me lëng orizi, që ju ndihmon të dukeni 10 vjet më e re

A e keni ditur se orizi përmban veti që ndihmojnë në shërimin e lëkurës? Kjo ndodh pasi që orizi është një burim i pasur i antioksiduesve, që promovojnë prodhimin e kolagjenit në lëkurë. Në anën tjetër, sasia e madhe e oriznolit dhe vitaminës E ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe zvogëlon kolesterolin. Orizi ka efekte çudibërëse në rigjallërimin e lëkurës dhe përdorimi maskës së fytyrës me lëng orizi, recetën e të cilës ua kemi sjellë më poshtë, ju ndihmon në zbutjen e rrudhave dhe në rikthimin e shkëlqimit të humbur të lëkurës,raporton Gazeta Kosova Sot

MASKA PËR FYTYRË ME LËNG ORIZI Përbërësit: 3 lugë gjelle oriz; 1 lugë gjelle qumësht; 1 lugë gjelle mjaltë.

Udhëzime: 1. Pasi që ta keni zier orizin, derdheni ujin në një enë tjetër. 2. Shtoni ujë të nxehur në oriz dhe përzieni mirë. 3. Pasi që ta keni përzier mirë përzierjen, shtoni mjaltin. 4. Aplikojeni maskën në lëkurë të pastër dhe lëreni të thahet. 5. Largojeni maskën dhe pastrojeni fytyrën me ujë, duke e përdorur ujin në të cilin është zier orizi. 

(Kosova Sot)