Si ta parandaloni plakjen e lëkurës në qafë?

  • 07 March 2018 - 14:12
Si ta parandaloni plakjen e lëkurës në qafë?

Kur lëkura të lëshohet, qafa bëhet me rrudha dhe këtë është vështirë ta përmirësoni.  Prandaj, ju sugjerojmë që ditën ta filloni duke u kujdesur edhe për qafën tuaj. Të njëjtat femra, të cilat shpenzojnë qindra mijëra euro për t’u përkujdesur për fytyrën dhe grimin, shpeshherë harrojnë se së pari vitet vërehen në qafë dhe në duar. Filloni që sot, pa marrë parasysh a keni 19 apo 39 vite, që të përkujdeseni për qafën tuaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kujdesi për lëkurën në qafë  

Nuk keni pse të blini kremra të veçanta për qafë, por detyrimisht të vendosni krem çdo mbrëmje në atë pjesë. Në mëngjes dhe në mbrëmje, para vendosjes së kremit në fytyrë, mos harroni që të njëjtin krem ta vendosni edhe në qafë. Këtë gjithmonë bëjeni me lëvizje të buta nga poshtë lart.

Ushtrimet e qafës

Këto ushtrime ju ndihmojnë ta lironi qafën.  Formoni buzët në pozën se po e puthni dikë, më pas kokën e lëvizni poshtë dhe lartë. Do të ndiheni mirë dhe kështu do ta forconi qafën. Ushtrimin mund ta bëni së paku njëzet herë. 

Qëndrimi drejt

Nëse qëndroni të strukur dhe nëse pothuajse mjekra juaj prek eshtrat, shumë më herët rrudhat do të shfaqen në qafë. Mbajeni kokën dhe qafën lartë, me krenari.

(Kosova Sot)