Si ta arrini formën grafike të vetullave?

  • 08 March 2018 - 12:48
Si ta arrini formën grafike të vetullave?

Dihet që vetullat me formë precize grafike bëjnë që sytë të duken më të mëdhenj e më të bukur. Gjithashtu, forma e vetullave në masë të madhe ndikon edhe në dukjen e fytyrës suaj, në karakter dhe vendosmëri. Jua sjellim pesë hapa të cilët do t'ju ndihmojnë që ta arrini formën grafike të vetullave.,raporton Gazeta Kosova Sot

1. KREHJA DHE STILIZIMI I VETULLAVE Me brushë i krihni vetullat nga pjesa e brendshme në drejtim të pjesës së jashtme.

2. STRUKTURA E VETULLAVE ME VIZATIM TË KUFIJVE TË QARTË Me ndihmën e lapsit që ka ngjyrë si të vetullave tuaja i vizatoni qartë skajet e vetullave, prej majës, në mënyrë që ta krijoni një linjë të pastër. I zgjatni pak skajet e vetullave për ta krijuar efektin e dëshiruar grafik.

3. APLIKONI NGJYRË PËRGJATË TËRË LINJËS SË VETULLAVE PËR TA ARRITUR NJË LINJË TË PLOTË GRAFIKE I mbushni zbrazëtirat me ngjyrë dhe me kujdes e vizatoni formën grafike të vetullave.

4. PLUHURI PA SHKËLQIM Aplikoni pluhur pa shkëlqim nën vetulla. Kjo do të bëjë që vetullat tuaja të jenë të strukturuara mirë dhe me vetë këtë do të theksohen sytë tuaj.

5. HIJA E NDRITSHME Për një rezultat me përcaktim dhe strukturim të përkryer, aplikoni nuanca të ndritshme të hijeve në zonën nën vetulla duke përdorur brushë.

(Kosova Sot)