NGA KJO MASKË UJI RRITET SI NË UJË

  • 09 March 2018 - 08:14
NGA KJO MASKË UJI RRITET SI NË UJË

Floku i gjatë dhe i bukur është hijeshia dhe zbukurimi më i madh te secila femër. Kjo maskë është shndërruar në një hit të madh dhe të gjithë betohen se floku rritet me shpejtësi të dritës. Maska është krejt natyrale dhe përveçse ndikon në rritjen e flokut, përmirë- son edhe cilësinë e qimes.

PËRBËRËSIT:
1 lugë vaj kokosi;
1 lugë vaj ulliri;
2 lugë mjaltë;
1 vezë. 

PËRGATITJA: 

Në një tepsi të mesme përzieni të gjithë përbërësit, e vezën paraprakisht ta përzieni mirë. Maskën e fituar e aplikoni në flokë, nga rrënjët e deri te majat. Flokut t'i bëni masazh me lëvizje të buta qarkore. Kjo nxit qarkullimin e flokut dhe e shton rritjen e flokut. Maskën e lini në kokë për së paku 30 minuta, sa më gjatë efekti është më i fortë. Disa theksojnë se edhe flenë me një maskë si kjo në kokë. Në këtë rast, hidhni një peshqir ose një kapelë dushi.  

(Kosova Sot)