Për të pasur lëkurë me shkëlqim dhe pa rrudha duhet të filloni menjëherë konsumimin e këtyre frutave dhe perimeve

  • 09 March 2018 - 10:46
Për të pasur lëkurë me shkëlqim dhe pa rrudha duhet të filloni menjëherë konsumimin e këtyre frutave dhe perimeve

Mollë

Molla është e pasur në Vitamin C dhe ndihmon në qëndrueshmërinë e lëkurës tuaj. Mund të konsumoni një mollë në ditë ose ta pini si lëng.

Panxhari

Për shkak të përbërësve të tij, panxhari mund të shërbejë si një anti-oksidant shumë mire dhe mund të trajtojë rrudhat. Ju mund ta zieni panxharin dhe më pas lëngut të tij mund t’i shtoni disa pika limon. Pas një konsumimi të rregullt faqet tuaja do të kenë më shumë shkëlqim dhe fytyra më pak rrudha.

Karota

Karotat kanë beta karoten që konvertohet në Vitamin A dhe mund të luftojë shenjat e plakjes.

Limoni

Limoni lufton aknet, shenjat e fytyrës si dhe pikat e zeza. Shtrydhni disa pika limon në ujë të vakët dhe pijeni çdo mëngjes.

Luleshtrydhe

Luleshtrydhet janë përbërës shumë të mirë për t’i dhënë dritë lëkurës tuaj. Ato i japin fytyrës tuaj një shkëlqim natyral. Mund të përgatisni një ‘smoothie’ me luleshtrydhe duke i shtuar pak kos dhe mjaltë, më pas duhet t’i trazoni të gjitha bashkë t’i aplikoni në fytyrë dhe ta lini për 15 minuta.

(Kosova Sot)