Si mund ta përdorni vajin e ullirit për kujdes ndaj lëkurës

  • 13 March 2018 - 09:48
Si mund ta përdorni vajin e ullirit për kujdes ndaj lëkurës

Një shtresë e hollë e pambuluar e vajit të ullirit ndihmon në reduktimin e kruajtjes dhe në përshpejtimin e shërimit të lëkurës

Heqja e grimit

Vaji i ullirit heq madje edhe grimin rezistues ndaj ujit dhe atë pa substanca kimike, të cilat mund t’i irritojnë sytë, e njëkohësisht edhe e ushqen lëkurën.

Thonjtë dhe lëkura rreth tyre

Një enë të cekët e mbushni me vaj ulliri dhe në të i zhytni majat e gishtërinjve. Do ta zbutni lëkurën rreth thonjve, gjë që do ta lehtësojë manikyrin, ndërsa një kujdes i tillë i rregullt do t’i forcojë thonjtë dhe parandalojë qërimin e tyre.

Depilimi  

Pa marrë parasysh se a dëshironi t’i rruani këmbët apo zonën e bikinit, në vend të shkumës për rroje, lëkurës së lagët i bëni masazh me disa pika vaji të ullirit për mënjanim të butë të qimeve.

Për flokë të tharë

Vaji i ullirit është një regjenerues i përkryer, sidomos për flokë të tharë dhe të ngjyrosur. U bëni masazh me vaj flokëve dhe i mbështillni me një peshqir të ngrohtë, i cili do ta përshpejtojë absorbimin e vajit. Lëreni të veprojë për një orë ose më gjatë e më pas flokët i lani me shampo. Nëse i bëni masazh lëkurës së kokës disa herë në javë, do të ndihmojë në mënjanimin e zbokthit.

(Kosova Sot)