Ju pëlqen tushi në sy? Ja si ta kuptoni cila linjë ju shkon më së miri

  • 14 March 2018 - 13:08
Ju pëlqen tushi në sy? Ja si ta kuptoni cila linjë ju shkon më së miri

Tushi për sy është mënyra më e lehtë për theksimin e syve dhe grimit. Pos kësaj, është aleat në theksimin dhe mbulesën e mangësive në fytyrë. Gjeni formën e syve dhe kuptoni si duhet të duket linja e dushit në kapakun tuaj, trasmeton gazeta Kosova Sot 

SYTË NË FORMË BADEMI

Një formës si kjo të syve ju përshtatet secila linjë e tushit. Qoftë për shtresë të hollë apo të trashë, nuk mund të gabohet. Pikërisht për këtë, luani me tush dhe kombinoni dukjen për ditë dhe dukjen e thekuar për natën.

SYTË E PIKËLLUAR Sytë,

që këndet i kanë më të lëshuar, në mënyrë të përsosur ju shkon linja e tushit, që fillon pak para mesit të syrit duke shkuar prapa dhe duke u zgjeruar. Tushin në fund të syrit e zgjeroni nga lart, në mënyrë që linja ta ngrejë lart syrin dhe për ta theksuar.

SY TË RRUMBULLAKËT

Sytë e rrumbullakët, të theksuar, tushi do të duhej t'i jepte efektin e syve në formë bademi. Këtë mund ta bëni që linjën e trashë të tushit ta zgjatni në fund të vetullave, rreth gjysmë centimetri. Linja e tushit, që nga fillimi duhet të jetë e hollë që ¾ e syrit të zgjerohet.

SYTË E "OFRUAR" PRANË NJËRI-TJETRIT

Te sytë e vendosur kështu, me tush duhet të krijoni iluzionin se janë më të ndarë. Këtë mund ta bëni me një linjë të dushit, që në pjesën e brendshme të syrit është më e hollë, nga mesi zgjerohet dhe vazhdon deri në përfundim të syve.

SYTË E "LARGUAR" NGA NJËRI-TJETRI

Sytë e larguar në mënyrë vizuale mund t'i ofroni me një linjë të shkurtë dhe të thjeshtë. Linja në fillim është e hollë dhe gradualisht zgjerohet. 

(Kosova Sot)