TRENDËT E MODËS, QË DO TA SHËNOJNË VITIN 2018

  • 14 March 2018 - 19:44
TRENDËT E MODËS, QË DO TA SHËNOJNË VITIN 2018

Tashmë disa herë kemi shkruar rreth temës së trendëve, që do të jenë aktual këtë vit. Në vazhdim ju zbulojmë se cila ngjyrë mbizotëron sezonet në vijim, cili model i këpucëve dhe bizhuteritë që do ta theksojnë vitin 2018

KËPUCËT ME TAKA TË SHKURTA DHE ÇANTAT PËRRETH BELIT

Këto janë edhe dy trendë të tjerë që kanë vendosur të barten nga viti 2017 në vitin 2018. Edhe pse ndoshta për neve nuk janë më të preferuarat, këpucët me taka të shkurta dhe të holla ende janë një nga trendët liderë kur bëhet fjalë për mbathjet. Duket se më së miri kombinohen me pantallona të gjera te këmba, si pjesë e stilit të lehtë. Duket se të tetëdhjetat përfundimisht janë kthyer me stil të madh. Edhe pse çantat përreth belit mund t'ju duken si krejt "passé", tash e një kohë janë në skenën e modës. Ne ndoshta nuk kuptohemi aq shumë në këtë stil, por nëse ju pëlqen, e preferojnë të gjithë ekspertët e modës.

BIZHUTERITË 'VINTAGE'

Edhe një trend që na ka kthyer në modën e të tetëdhjetave që ka pushtuar revytë e modës të shumë emrave të njohur në botën e modës. Pjesët "oversized" të bizhuterive duhet të jenë pjesë e domosdoshme e aksesorëve tuaj. Vathët, qaforet, byzylykët - e edhe më shumë se kaq, me gjasë ju pëlqejnë të gjitha zonjave që duan të dallohen.

NGJYRA E LIVANDËS DHE MATERIALET TRANSPARENTE

Nëse po mendoni se me cilën ngjyrë mund ta pasuroni gardërobën tuaj, trendët e fundit për vitin 2018 thonë se pa kurrfarë dileme janë nuancat vjollcë. Më saktë, ngjyra e livandës është ngjyra që këtë vit do të jetë më e preferuara e vitit. Dhe në fund, edhe një trend që ka nxitur dallime dhe komente. Gardëroba e plastikës, në formën e manteleve të shiut, përfundimisht është një nga pjesët që do të jetë 'in'.

(Kosova Sot)