Për rritje të shpejtë të flokut, përgatiteni vetë shamponin me disa përbërës

  • 15 March 2018 - 08:37
Për rritje të shpejtë të flokut, përgatiteni vetë shamponin me disa përbërës

Nëse jeni adhuruese e varianteve natyrale, me siguri se do t'i gëzoheni kësaj recetës natyrale për rritjen e flokut. Kjo ofertë për rritje të shpejtë të flokut është version i shëndetshëm, recetë që nuk kushton shumë dhe është një ndër recetat më efikase natyrale dhe më popullore që lufton rënien e flokut dhe rritjen e ngadalshme të tij.

PËRBËRËSIT:

750 mililitra shampon të hithrave; Pika vaji të perimeve; 50 mililitra vaj ricini; 30 mililitra pika të hithrave.

PËRGATITJA:

Përdorni një shishe prej një litri për përgatitjen e shamponit. Mund të përdorni shishen e shamponit të hithrave, në të cilën do të hidhni përbërësit e tjerë. Aty shtoni pikat e vajit, vajin e ricinit dhe 30 mililitra pika të hithrave. Përdorni shamponin për çdo pastrim dhe e përzieni mirë para se ta përdorni. Rezultatet do t'i dalloni pas 20-30 ditëve nga fillimi i përdorimit. 

(Kosova Sot)