6 STILET E FLOKUT, NË TË CILAT DO TË DASHUROHENI

  • 15 March 2018 - 19:10
6 STILET E FLOKUT, NË TË CILAT DO TË DASHUROHENI

Edhe pse shumica e femrave i qëndrojnë besnike stilit të vet të flokut, për të cilët janë të sigurta se ju pëlqen shumë dhe ju shkojnë më së miri, mirëpo herëdokur dëshirojnë të provojnë diçka më ndryshe, më moderne, apo diçka të papritur. Nëse edhe ju jeni nga ato femra që dëshironi të ndryshoni diçka, atëherë ju sjellim gjashtë stile të flokut që në shikim të parë do të dashuroheni në to.

STILI "PIXIE"

Nëse është për t'ju besuar parashikimeve, stili i shkurtë i flokut përsëri do të përjetojë rigjallëri. Dikush do të thotë se kurrë nuk kanë dalë nga moda, por se prezantojnë një klasike të përjetshme, por në detin e flokut të gjatë që me vite prezanton një femër, floku i shkurtë me sa duket përsëri po e merr veten. 

"BOB" ME BALLUKE

Ekzistojnë variante të ndryshme të stilit të shkurtë të flokut "bob", nga ai i shkurtë deri tek ai më i gjatë, shumë popullor të quajtur "long bob", e deri variantet e lëshuara, të shprishura. Vajzat po çmenden për këtë stil të flokut, sepse është e lehtë për t'u përkujdesur, rri mirë dhe ofron mënyra të ndryshme të llojit të flokut. Këtë vit më popullor do të jetë stili 'bob' me balluke.

GËRSHETA PREDIMENSIONALE

Gërshetat nuk janë kurrfarë risie në botën e stilit të flokut, pikërisht e kundërta, na duket se thuajse me shekuj nuk po dalin nga moda. Çdo vit nga fillimi hasim në transformime të reja, e mundësitë për të lozur me gërshetat janë të shumta. Këtë vit më interesante do të jenë ato predimensionale në kombinim me versione më të vogla dhe të holla. 

KAÇURRELET

Trendi i kaçurreleve të imëta më së shumti do t'i gëzojë vajzat me kaçurrele natyrale që nuk kanë nevojë të mendojnë si ta krijojnë një stil si ky. Mjafton ta pastroni flokun, të vendosni shkumën për volum dhe ta thani ose ta thani dhe ta shprishni në mënyrë natyrale. Nëse floku juaj nuk është kaçurrel, e dëshironi një dukje si kjo, mund ta arrini lehtë këtë dukje. Mund t'i lidhni fillesat e holla dhe t'i lini për disa orë, apo gjatë natës dhe të nesërmen do të zgjoheni si një afrikane.

NDARJA NGA ANASH

Ndarja nga anash gjithmonë është mënyrë e mirë për të freskuar stilin tuaj të flokut pa pasur nevojë të shkoni në sallon. Pas larjes flokun e thani me tharës duke mbajtur kokën poshtë. Kështu fitoni volumin e do ta keni më të lehtë të bëni ndarjen. Një dukje si kjo shkon edhe për rastet e ditës, por edhe në mbrëmje solemne dhe festive. 

ZBUKURIMET PËR FLOKË

Shiritat, shamitë, karficat e mëdha nga të dyja anët e kokës dhe ato prej gome sjellin stilin retro të viteve të njëzeta, mjafton edhe të krijoni një bishtalec të ulët apo theksoni majat si nga brenda apo nga jashtë.

(Kosova Sot)