Zgjidhjet për të parandaluar flluskat në thembër si pasojë e këpucëve jo të rehatshme

  • 19 March 2018 - 20:33
Zgjidhjet për të parandaluar flluskat në thembër si pasojë e këpucëve jo të rehatshme

Flluskat janë fryrje të dhimbshme që shpesh formohen në majën e thembrës si pasojë e fërkimit midis shputës së këmbës dhe këpucëve. Nuk janë problem serioz, por shkaktojnë dhimbje që është e domosdoshme për ta zbathur këpucën për ta qetësuar dhimbjen. Sido që të jetë, ekzistojnë disa zgjidhje për të parandaluar këtë gjendje.

Image

PËRDORNI KREM HIDRATUES

Duke aplikuar një shtresë krem hidratues në thembër, mund të parandaloni shfaqjen e flluskave të dhimbshme. Ky produkt lëkurën e mban të lagësht dhe parandalon abrazionet kur lëkura vjen në kontakt me material të ashpër apo të fortë. Si ta përdorni: Para se t'i mbathni këpucët, aplikoni pak krem hidratues në hapësirën që vjen në kontakt me shputën e këmbës. Po ashtu, pak krem aplikoni edhe në pjesën ku lëkura rrezikohet nga formimi i flluskave. 

Image

APLIKONI ALOE VERA

Vetitë hidratuese nga xheli i bimës aloe vera është shumë i përdorshëm për mbrojtjen e lëkurës nga abrazioni që vuan nga llojet e ndryshme të këpucëve që nuk janë të përshtatshme. Xheli nga aloe vera po ashtu parandalon infeksionet. Si ta përdorni: Aplikoni një sasi të xhelit nga bima aloe vera në thembrat tuaja. E fshini mirë duke i bërë masazh derisa të absorbohet. Nëse flluskat tashmë janë shfaqur, përdoreni dy herë në ditë. 

Image

VAJI I KOKOSIT

Në fushën e kozmetikës natyrale, vaji i kokosit konsiderohet si një nga kremrat më të mira. Kur ta aplikoni në thembra, redukton fërkimin e lëkurës në këpucë, diçka që i shkakton flluskat. Si ta përdorni: Produktin e vendosni në hapësirat e prekura duke bërë masazh të butë me lëvizje qarkore. Po ashtu, mund ta aplikoni pak në brendësinë e këpucës, sa për ta zbutur materialin. 

Image

PLUHURI 'TALCUM'

Ky lloj i pluhurit është shumë i nevojshëm në parandalimin e flluskave që shfaqen si pasojë e lëndimit të thembrave nga këpucët jo të rehatshme. Absorbon lagështinë si pasojë e djersitjes, faktor që kontribuon në fërkimin e lëkurës, shkaktuar nga mbathja e këpucëve të mbyllura Si ta përdorni: Hidhni një sasi të konsiderueshme të pluhurit 'talcum' në hapësirën e këpucës ku mbështetet thembra, por hidhni edhe një sasi pluhuri në lëkurë, përcjell "Kosova Sot Online". 

Image

VAZELINË

Lyerja e thembrës me vazelinë ndihmon që lëkurën ta mbani të butë , pa qeliza të vdekura dhe pa lëndime si, flluskat. Cilësia e yndyrshme e produktit e bën shputën të rrëshqitshme kur përdorni këpucët, duke parandaluar lëkurën të jetë në kontakt të vazhdueshëm me lëkurën apo materialin e ashpër të këpucës Si ta përdorni: Merrni pak vazelinë me majat e gishtërinjve dhe lyeni thembrat dhe pjesët tjera të prekura.  

Image

AKULLI

A keni blerë një palë këpucë që për pak janë të ngushta? Pasi do t'ju shkaktojnë flluska në thembër, mënyra më e mirë për ta rritur madhësinë e tyre është pak para se t'i mbathni. Një qese ma akull përbën zgjidhjen për ta zgjeruar materialin paksa dhe duke i bërë më të rehatshme këpucët Si ta përdorni: Mbushni dy qese me ujë. Nga një qese e vendosni në secilën këpucë ku është më e ngushtë, dhe i vendosni në ngrirës. Kur të jenë ngrirë, i hiqni nga ngrirësi, i thani pa lënë ujin të mbetet në këpucë. 

(Kosova Sot)