Pse fytyra femërore e humbë freskinë, shkëlqimin dhe pamjen e shëndetshme: Gabimi që bëni padashje!

  • 24 March 2018 - 15:27
Pse fytyra femërore e humbë freskinë, shkëlqimin dhe pamjen e shëndetshme: Gabimi që bëni padashje!

Kur lëkura është e ngarrkuar tepër me kozmetikë, ajo nuk merr frymë, mbyllen poret, kurse si pasojë rrjedhin një spektër i tërë i të metave

Ëndrra e çdo femre është lëkura pa të meta, që shkëlqen dhe plot freski. Që të arrini këtë, për fillim, duhet të kujdeseni se çka futni në trup përmes ushqimit dhe pijeve, sepse lëkura menjëherë reagon në ushqimin jo të shëndetshëm me tajitje të shtuar të yndyrës, puçrra, kokrra të zeza …

E njejta do të ju ndodhë nëse i anashkaloni rregullat themelore të kujdesit. Që lëkura të jetë e shëndoshë, butë dhe mat, duhet rregullisht të pastrohet thellë dhe hidratohet, ashtuqë papastërtitë nga poret dhe shkëlqimi i yndyrës të zhduken. Duket e lehtë, apo jo?

Megjithatë, femrat jo rrallë e kanë të vështirë të zbulojnë se cilat produkte për kujdesin e fytyrës i përshtaten dhe si t’i kombinojnë në mënyrën e duhur. Gjatë përzgjedhjes së produkteve kozmetike, duhet t’i kushtoni vëmendje formulës dhe përbërjes. Është e dëshirueshme të janë produkte kremoze me përbërje të lehtë, të cilët nuk krijojnë ndjenjë peshe.

Kur lëkura është e ngarrkuar me kozmetikë të rëndë, ajo nuk merr frymë, mbyllen poret, kurse si pasojë rrjedhin një spektër i tërë i të metave, kështu lëkura juaj humbë freskinë, shkëlqimin dhe tenin e shëndetshëm dhe natyral.

Produktet që bazohen në përbërësit natyral, si argjile, e cila vlenë si aleati më efektiv për bukurinë e grave, gjithmonë janë përzgjedhje e mirë.

Argjilja ka aftësinë t’i largojë toksinat dhe papastërtitë nga lëkura të cilat shkaktojnë paraqitjen e kokrrave të zeza dhe puçrrave, absorbon yndyrnat, eliminon qelizat e vdekura, pengon tharjen, hidraton lëkurën, madje eliminon edhe iritimet në pjesët problematike.

(Kosova Sot)