DEZENI QË DUHET TA VISHNI KËTË PRANVERË

  • 15 April 2018 - 10:25
DEZENI QË DUHET TA VISHNI KËTË PRANVERË

Nuk ndodh kaq shpesh, por motive të caktuara, materiale dhe ngjyra nga një sezon kalojnë edhe në sezonin tjetër, vetëm me disa ndryshime të caktuara në stil që natyrisht se i dikton koha. Kështu ky karo i famshëm ka mbijetuar sezonin dimëror dhe është bartur në trendët pranveror, dhe shumë popullor madje. Por, kujdes, ky trend pranveror nuk është këmishë me kuleç, e as fustan i shkurtë, por diçka më e sofistikuar. Për shembull, xhaketë me motive, kostume dhe pantallona fenomenale. Kostumi me motive karo kurrsesi nuk guxon të kalojë pa u vërejtur, ndoshta kjo edhe është arsyeja përse është kaq i pranishëm te bukuroshet, si t e modelet, po ashtu edhe te aktoret. Arsyeja është shumë e thjeshtë: krejt çfarë duhet të tregoni është kjo veshje në dritë, është një bluzë njëngjyrësh nën xhaketë dhe dy deri tre aksesorë, këpucë apo sandale të rrafshëta dhe, jeni gati.  

 

 

(Kosova Sot)