Atletet e "shëmtuara" përsëri në modë

  • 23 April 2018 - 08:30
Atletet e

Atletet e fuqishme sportive, që janë shenjë apo prodhim i shtëpisë së madhe të modës "Louis Vuitton", janë prekja e fundit e modës. Modeli që njihet si "Grandpa" mbathet që nga vjeshta e vitit të kaluar, e këtë pranverë kanë arritur majat dhe kulmin e tyre. Estetika e të ashtuquajturave "të shëmtuara" tash e disa sezone është e preferuara e disenjatorëve të modës. Pothuajse nuk ekziston ndonjë disenjator që nuk ka pasur një palë të tilla. Janë të famshme, jo konvencionale dhe kanë platformë të trashë për disa centimetra. Shtëpia e modës "Louis Vuitton" një nga udhëheqësit e këtij trendit të modës, derisa atletet e bardha të ndërtuara nga lëkura me logon e njohur të brendit luksoz janë shndërruar në hit absolut. Modeli "Archlight" i cili është paksa më i shtrenjtë se 1.000 dollarë amerikanë (810 euro), ka pushtuar bukuroshet nga interneti dhe stilistet. Nëse edhe ju jeni adhuruese e një trendit të jashtëzakonshëm - erdhi koha juaj.

 

(Kosova Sot)