Modeli i xhinseve të ngushta, ideal për këtë sezon

  • 24 April 2018 - 08:59
Modeli i xhinseve të ngushta, ideal për këtë sezon

Qoftë si pjesë e stilit të lehtë ditor, apo në variantin e mbrëmjes dhe si pjesë e veshjes në punë, xhinset e ngushta gjithmonë do të jenë përzgjedhje e mirë.

Xhinset ngjyrë të hirtë

Nga e tërë gama e përzgjedhjes së xhinseve të ngushta, në sy bien sidomos ata me ngjyrë të hirtë, të cilët mund të kombinohen thjesht me gjithçka - atlete, taka, pallto, bluzë...

Xhinset e ngushta, të bardha

Edhe xhinset e ngushta, të bardha, janë bërë pjesë e veshjes klasike. Edhe pse ata zakonisht preferohen për verë, ne ju themiqë t'i bartni edhe gjatë pranverës.

Xhinset elastike 

Xhinset e ndritshme me elastinë, në variantin e xhinseve ultra të ngushta, do t'ju rrinë për mrekulli të gjitha femrave me këmbë të gjata dhe me figurë 'të derdhur'. Kombinimi ideal kur flitet për këtë model të xhinseve të ngushta, është ai i përbërë nga xhinset e ndritura, të ngushta dhe nga bluza ngjyrë të bardhë.

Xhinset me dizajn interesant

Për të gjitha ju, që preferoni të eksperimentoni me dizajn, ua preferojmë ndonjë model të xhinseve të ngushta, me dizajn interesant, ku tufat do të jenë të preferuara këtë sezon. 

Xhinset ngjyrë të errët

Me gjasë, në gardërobën tuaj tanimë keni xhinse të errëta, të ngushta, të cilat mund të kombinohen me gjithçka, por sidomos me këpucë me taka, gjë që i bën të përshtatshëm edhe për variantin e gardërobës së mbrëmjes, por përshtaten mirë edhe me bluzë, këmishë, pallto, etj.

Xhinset me bel të thellë

Dhe, për fund, një stil më i lehtë. Një bel i thellë vazhdon që të mbetet si imperativ evident i modës këtë sezon, kur flitet për xhinset e ngushta, ku ju mund të përcaktoheni për disa me motive asimetrike, apo edhe për xhinset 'e shqyera', që janë gjithnjë në trend. 

(Kosova Sot)