Si të visheni që të dukeni më e hollë dhe më e gjatë?

  • 24 April 2018 - 08:55
Si të visheni që të dukeni më e hollë dhe më e gjatë?

Ja cilat janë pesë gjërat, të cilat ndalohen rreptësisht. Fundi me gjatësi mesatare, i cili arrin deri te zogjtë e këmbëve, apo deri te gjysma e nëngjurit, në mënyrë vizuale 'shkurton' këmbët, për çka do të dukeni më e shkurtë sesa që jeni. Nëse doni që të dukeni më e gjatë, shikoni cilat gjëra duhet t'i evitoni, e cilat t'i përfshini në gardërobën tuaj të përditshme. 

Takat

Jo: Takat e shkurtra, që vizualisht shkurtojnë këmbët dhe ju bëjnë të dukeni më e trashë. Po: Takat ngjyrë gjalpi, që ofrojnë efektin maksimal dhe i bëjnë këmbët që të duken më të gjata.

 Fundi

Jo: Fundi me gjatësi mesatare, gjatësia e të cilit arrin deri mbi zogjtë e këmbëve, apo deri te gjysma e nëngurit, në mënyrë vizuale 'shkurton' këmbët, për çka do të dukeni më e shkurtër sesa që jeni. Po: Fundi deri në gjunjë, apo cilado gjatësi mbi gjunjë, e cila ju bën që të dukeni më e gjatë, sesa që jeni.

Pantallonat

Jo: Pantallonat me gjatësi deri në gjysmë të nëngjurit, apo ata të kthyer deri te ajo gjatësi, meqë kanë efektin më negativ për figurën tuaj. Nëse doni që ta zgjatni figurën, evitojeni këtë model. Po: Arma më e fuqishme për zgjatjen e figurës ofrohet nga pantallonat e gjatë, me këmbë të gjera, që kalojnë përmbi taka dhe arrijnë gati deri në dysheme.  

Çanta

Jo: Nëse doni që të dukeni më e gjatë, evitoni çantat e mëdha. Çanta duhet të jetë proporcionale me figurën tuaj, e për shkak të vëllimit të madh të çantës, do të dukeni më e vogël dhe më e imtë. Po: Çantat e vogla do ta vejnë theksin te figura juaj dhe nuk do të gjenden në plan të parë, gjë që ka rëndësi të madhe nëse dëshironi ta arrini efektin maksimal të pamjes më të gjatë sesa që jeni në të vërtetë. 

Fustanet

Jo: Fustanet elegante me pjesën e epërme të mbuluar, gjë që përfshin dekoltenë, duart dhe qafën, nuk ju bëjnë të dukeni mirë. Një fustan tepër i mbyllur ju bën që të dukeni më e shkurtër. Po: Fustani me pjesën e epërme të hapur to ta përqendrojë vëmendjen te supet dhe linja e qafës. Dekolteja nuk duhet të jetë e thellë, e as e theksuar, por me një hapje diskrete të shkronjës 'V'

(Kosova Sot)