Si të dukeni bukur dhe të reja - këshilla zbukurimi

  • 25 April 2018 - 09:03
Si të dukeni bukur dhe të reja - këshilla zbukurimi

Me kalimin e viteve, është e vështirë të ruhet bukuria, pasi ballafaqohemi me ndryshime. Trupi ndryshon, lëkura është më pak elastike, shfaqen linjat e rrudhat si dhe shumë parregullsi në lëkurë, që më herët nuk kanë ekzistuar. Për të shmangur një gjendje si kjo, ju sjellim këshillat që ju bëjnë të dukeni më bukur se një 25 vjeçe

Maskë për fytyrë nga karota dhe vezët

Kjo maskë është e hatashme për shtrëngimin e lëkurës së fytyrës dhe heqjen e njollave të zeza nga fytyra. Bluani një karotë dhe e përzieni me një vezë të rrahur. Më pas aplikoni në fytyrën e pastruar dhe në dekolte. E lini të verojë gjysmë ore, dhe e shpëlani me ujë të ftohtë. Përdoreni për 10 ditë rresht. 

Maskë nga majdanozi

Përzieni një lugë majdanoz imët të copëtuar me aq sasi të bollgurit dhe një lugë lëng limoni të freskët. Pasi me kujdes ta keni aplikuar maskën në fytyrë, e lini të veprojë për 20 minuta, më pas e shpëlani me ujë të ftohtë. Pastaj e hidratoni lëkurën e fytyrës. Maskën mund ta aplikoni çdo ditë nëse keni lëkurë të yndyrshme apo normale, nëse keni lëkurë të thatë, 2 herë në javë.

Gjimnastika e lëkurës së fytyrës kundër rrudhave

Ushtrimet për elasticitetin e fytyrës janë gjithnjë e më popullore, sepse është dëshmuar se kanë efekt në parandalimin e shfaqjen e rrudhave dhe ndikojnë në fshehjen e tyre. Bëjeni 5 herë në javë, natyrisht, së pari pastroni duart dhe lëkurën e fytyrës. Hapësirën rreth syve dhe buzëve e bëni me lëvizje të lehta si dhe në faqe. Kur rrudhat janë në pyetje, krejt shuplakën e dorës e vendosni në fytyrë, në ballë dhe bëni presion. 

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është e pasur me acide alfa-hidroksale dhe mund të ofrojë ndihmë të hatashme për të hequr njollat e zeza nga lëkura, sepse ka fuqinë e zbardhjes. Lageni një copë pambuk me uthull të mollës dhe me kujdes e aplikoni në vendet problematike. Mund ta përzieni edhe me vaj bademi që të mos keni lëkurë të thatë në ato pjesë. Vitamina C Për procesin e gjendjes së lëkurës karakteristike është mungesa e vitaminave C, kështu që është me rëndësi ta aplikoni në sasi sa më të madhe. Prandaj, duhet të konsumoni sa më shumë pemë dhe perime të freskëta dhe organike, sidomos agrume dhe kivi, por mund të përfshini edhe suplemente nëse mendoni se kjo është e nevojshme.

(Kosova Sot)