MASKË USHQYESE NGA DREDHËZAT PËR TË GJITHA LLOJET E LËKURËS

  • 26 April 2018 - 08:56
MASKË USHQYESE NGA DREDHËZAT PËR TË GJITHA LLOJET E LËKURËS

Pasi po afrohet muaji maj, gjithnjë po i gëzohemi ardhjes së dredhëzave. Pasi shumicës u bien ndërmend ëmbëlsirat me dredhëza, kësaj radhe, tema e tekstit do të jetë më ndryshe. Si gjithmonë, kur bëhet fjalë për rutinën e bukurisë, ne preferojmë gjërat natyrale, ato që lëkurës i ofrojnë kujdesin e duhur dhe nuk përmbajnë asnjë element kimik që do ta dëmtonin atë. Ekspertët preferojnë që një rutinë si kjo të shndërrohet në shprehinë tuaj dhe atë me arsye, sepse dredhëzat janë të pasura me vitamina e minerale që e hidratojnë lëkurën. Në secilin rast, detajet ju presin në vazhdim. Pos se ka shije të këndshme, dredhëzat janë ato që fytyrës tuaj mund t'i ofrojnë kujdesin e shtuar cilësor, dhe atë përmes maskave natyrale, dhe t'i sigurojë shkëlqim, elasticitet dhe dukje të përtërirë. Dredhëzat janë të pasura me mineralet, si hekur e zink, por edhe mevitamina C e B, si dhe me karotinë. Vitamina C ka efekt të veçantë në tenin e lëkurës, sidomos nëse keni telashe me hiperpigmente kur shfaqen në njollat e errëta që vijnë si pasojë e ekspozimit të tepërt në rrezet e diellit.

JA SI TA PËRGATISNI:

Merreni një gotë plot me dredhëza, i pastroni, i preni dhe mirë i shtypni. Aty shtoni edhe gjysmë lugë sodë të bukës, një lugë mjaltë dhe një lugë qumësht. Kur gjithçka keni përzier mirë, maskën e aplikoni në fytyrën e pastruar paraprakisht. Maska duhet të veprojë gjysmë ore, më pas e shpëlani me ujë të vakët. Këtë tretman mund ta aplikoni 2 deri 3 herë në javë.

(Kosova Sot)