Uji i orizit, për cilësi të përsosur të flokëve

  • 27 April 2018 - 08:33
Uji i orizit, për cilësi të përsosur të flokëve

Kur kujdesi ndaj flokëve është në pyetje, me siguri se pajtoheni se ide të reja dhe tretmane kurrë nuk mjaftojnë. Pikërisht një propozim i tillë ka të bëjë edhe në lidhje me këtë temë sot. Me gjasë asnjëherë nuk do t'ju shkonte mendja se uji i orizit ka të bëjë me flokë me shkëlqim dhe me volum, por uji i orizit është pjesë e rutinës së bukurisë,duke dërguar në nivelin më të lartë cilësinë e flokëve. Edhe nuk është rastësi fakti që e përmendim ujin e orizit, kjo për faktin se uji i orizit është përbërësi kryesor në kujdesin e flokëve të femrave nga Azia, të cilat njihen për dukjen e tyre të përtërirë dhe flokë të bukur. Studimet e kanë dëshmuar se shumë preparate për flokë, pos se përmbajnë kemikate, ndikojnë edhe në dëmtimin e tyre. Problemet më së shumti shfaqen në rënien e flokëve, qimet e dobëta e të holla që janë të prira për t'u thyer, derisa qimet më herët thinjen. Prandaj, viteve të fundit janë shpeshtuar preparatet në bazë bimore dhe natyrale, duke larguar preparatet me kemikate të dëmshme.

SI TË FITONI UJIN E ORIZIT ME TË CILIN DO TË PASTRONI FLOKËT?

Përdorni vetëm oriz integral dhe e zieni kryesisht në shumë më tepër ujë se sa zakonisht në mënyrë që të fitoni sasinë e duhur. Pasi ta keni proceduar orizin, ujin e lini në temperaturë të dhomës për 24 deri 48 orë, që të fermentohet. Mund t'ia shtoni edhe disa pika vaj eterik. Ujin e orizit e aplikoni në flokët e lagur, në qimen e flokut dhe në rrënjën e tij. Më pas flokët i shpëlani me ujë si zakonisht. 

(Kosova Sot)