Gabimet më të shpeshta gjatë depilimit në shtëpi – dhe si t’i shmangim me sukses

  • 15 May 2018 - 12:11
Gabimet më të shpeshta gjatë depilimit në shtëpi – dhe si t’i shmangim me sukses

Për t’i shmangur dëmtimet e lëkurës, është me rëndësi të dini se për çka patjetër duhet të kujdeseni.

Qoftë nëse depiloheni në sallon kozmetike apo në shtëpi, të gjithëve mund t’u ndodhë që disa qime të vogla, të cilat shfaqen në vendin në të cilin nuk i dëshironi, duhet patjetër t’i eliminoni sa më shpejt që të ‘jetë e mundur. Pikërisht atëherë bëni depilim duke u nxituar me ç’rast mund ta irritoni apo t’i dëmtoni pjesët e ndjeshme të lëkurës.

Zonat siç janë mjekra dhe mustaqet, duhet në mënyrë të përshtatshme të mbrohen para depilimit dhe t’i kuroni pasi të jeni depiluar.

Për t’iu shmangur dëmtimit të lëkurës, është me rëndësi të dini se për çka duhet posaçërisht të kujdeseni.

Pesë gabimet më të shpeshta me rastin e depilimit në shtëpi:

1. Vetullat

Me rastin e definimit të vetullave gabimet më të shumta bëhen kur paraprakisht nuk bëni planin se si do të duken vetullat. Më e sigurt është me dyllë të eliminoni pjesën mbi hundë, midis dy vetullave, derisa rekomandohet që mbetja të eliminohet me pincë.

Formën e vetullave mund ta definoni lehtë me ndihmën e lapsit për vetulla, ndërkaq dyllin aplikojeni vetëm pasi që të jeni përcaktuar se si do t’ju duken vetullat. Me atë rast kujdesuni për temperaturën e dyllit, sepse lëkura rreth vetullave është jashtëzakonisht e hollë dhe e ndjeshme.

2. Mustaqet

Zona përreth buzëve është gjithashtu shumë e ndjeshme, prandaj posaçërisht duhet të kujdeseni që të përdorni llojin e përshtatshëm të dyllit. Nuk rekomandohet përdorimi i të njëjtit dyllë si për këmbët, pra e njëjta rregull vlen edhe për pjesën tjetër të fytyrës. Nëse nuk përdorni dyllin i cili i përshtatet fytyrës suaj, mund të ndodhin eliminime të dobëta të qimeve, mund të ndodhin dëmtime të shtresave të sipërme të lëkurës apo edhe irritimi i lëkurës.

Këshillë plotësuese është që qimet në mustaqe t’i depiloni pjesë pas pjese. Edhe pse ju duket që kjo është zonë e vogël, nga e cila mund t’i eliminoni qimet me një veprim, mund të shtoni mundësinë e lëndimit të lëkurës. Prandaj më së miri është që këtë pjesë të lëkurës ta depiloni pjesë pas pjese nga skajet e jashtme të buzëve në drejtim të qendrës.

3. Depilimi i mjekrës

Depilimi i mjekrës për shkak të formës së rrumbullakët mund të jetë problematik, sepse është e vështirë të hiqet dylli, gjë që mund të çojë në rritje të qimeve brenda lëkurës. Qimet e rritura brenda më së shpeshti ndodhin kur qimet thyhen, në vend që të shkulen me rrënjë.

Ato shkaktojnë skuqje, ënjtje dhe puçrra në atë pjesë të lëkurës. Mos provoni që të depiloni tërë mjekrën përnjëherë, por pjesë pas pjese.

4. Zona e bikineve

Me rastin e depilimit të kësaj zone është me rëndësi të dihet që duhet ta bëni gradualisht, përkatësisht nuk duhet depiluar shumë pjesët e vogla disa herë. Ky njëkohësisht është ndoshta edhe depilimi më i vështirë të cilin mund ta bëni në shtëpi, sepse është zonë shumë e ndjeshme, ndërkaq qimet janë të forta.

Kur ta depiloni zonën e bikineve është me rëndësi që të tendosni lëkurën dhe që njëkohësisht ta tërhiqni, përkatësisht të hiqni dyllin.

5. Cilëndo zonë

Një gabim të cilin është e mundshme ta bëni në cilëndo zonë qoftë të cilën e depiloni është që dyllin e vini në drejtim të gabueshëm.

Dyllin patjetër duhet ta qitni në drejtim të rritjes së qimeve. Kjo është mënyra më e mirë, sepse nëse dyllin e vini në drejtim të kundërt të rritjes së qimeve, mund të ndodhin thyerje të qimeve, dhe vetvetiu ato të rriten më herët se sa që keni pritur.