Ilaçet natyrale për gjoksin e varur, apo të lëshuar

  • 17 May 2018 - 16:56
Ilaçet natyrale për gjoksin e varur, apo të lëshuar

Gjoksi i varur apo i lëshuar shndërrohet në problem me kalimin e kohës, e nganjëherë fortësinë e tyre e humbin edhe si pasojë e mbipeshës, ushqimit të foshnjës me gji e madje edhe si pasojë e menopauzës. Kur muskujt në gjoks janë të lirë, atëherë gjoksi lëshohet po ashtu dhe rri si i varur. Ja disa nga tretmanët e testuar që t'i mbani lart.

USHTRIMET Një nga mënyrat më të mira që të siguroheni se gjoksi juaj nuk do të lëshohet është të ushtroni rregullisht. Midis ushtrimeve më të mira që mund të bëni për t'i forcuar muskujt e gjoksit janë pompat, shtrirja në shpinë dhe ngritja e peshave. Këto ushtrime ndihmojnë në forcimin e muskujve dhe parandalojnë lëshimin poshtë të gjoksit.

VAJI I ULLIRIT Një tjetër zgjedhje e shkëlqyeshme për gjoksin e lëshuar është t'ju bëni masazh me vaj ulliri. Ky vaj i veçantë është i pasur me antioksidues si dhe me aminoacide që mund të reduktojnë problemet e shfaqura si pasojë e efektit të radikaleve të lira. Vaji i ullirit po ashtu mundet ta përmirësojë cilësinë e lëkurës. Aplikoni pak vaj ulliri në duart tuaja dhe i fërkoni me njëra tjetër, më pas bëni masazh të butë gjoksit.

MASAZH ME AKULL Pos vajit të ullirit, mund të bëni edhe masazh me akull, në mënyrë që gjoksi juaj të 'shikoj lart' dhe të mos lëshohet poshtë. Ju nevojiten dy pjesë akulli dhe i përdorni për t'ju bërë masazh gjoksit tuaj.

TË BARDHËT E VEZËS Të bardhët e vezës po ashtu është shumë i dobishëm për trajtimin e gjoksit të lëshuar, falë faktit se kanë përbërës që e rigjallërojnë lëkurën. Së pari, ndani të bardhët e vezës nga të kuqtë dhe e 'rrihni'. E aplikoni në gjoksin tuaj dhe e lini të veprojë për rreth gjysmë ore. E shpëlani me lëng të qepës apo me trangull e më pas e shpëlani me ujë të ftohtë.

 

(Kosova Sot)