PËRGATITENI TONIKUN PËR KUJDES TË LËKURËS GJATË STINËS SË VERËS

  • 20 May 2018 - 09:50
PËRGATITENI TONIKUN PËR KUJDES TË LËKURËS GJATË STINËS SË VERËS

Ka shumë opsione këto ditë për kujdesin ndaj lëkurës gjatë këtyre ditëve. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, atëherë toniku freskues është i domosdoshëm për verë. Toniku ndihmon në zvogëlimin e sasisë së vajit dhe përmirëson gjendjen e lëkurës. Vetitë e trangujve: Freskon, qetëson dhe e ftohë lëkurën Zbardh dhe përmirëson gjendjen e lëkurës Qetëson lëkurën e dëmtuar nga dielli Hidraton lëkurën Heq qeskat e errëta rreth syve Përtërinë lëkurën dhe pakëson rrudhat. Si ta përgatisni tonikun nga trangujt Merrni një trangull të freskët organik, pa shenja të dëmtimit. Qëroni trangullin dhe e vendosni në blender. Kulloni lëngun dhe e derdhni në një enë. Si ta përdorni Thjeshtë mund ta shpëlani fytyrën me këtë lëng. Mund ta përdorni dy herë në ditë pasi ka përbërës shërues. 

 

(Kosova Sot)