Maska për largimin e rrudhave, me vetëm pesë përbërës

  • 20 May 2018 - 16:00
Maska për largimin e rrudhave, me vetëm pesë përbërës

Kujdesi ndaj qafës nuk ka më pak rëndësi sesa kujdesi ndaj fytyrës dhe tërë trupit,transmeton gazeta Kosova Sot. Të gjitha femrat e dinë se qafa nxjerr në pah vitet tona. E, a bëjmë diçka për ta parandaluar këtë? Para së gjithash duhet mbajtur mend një rregull të thjeshtë: Të gjitha maskat ushqyese dhe tonifikuese, që i vendosim në fytyrë, duhet t'i vëmë edhe në qafë. Ekziston një preparat i mrekullueshëm, me anë të të cilit mund të rrafshohet lëkura në qafë, të hiqet sasia e tepërt e lëkurës dhe që lëkura të bëhet më elastike. Kjo është maska piling, e cila vihet një herë në javë.

PËR PËRGATITJEN E MASKËS DO T'JU NEVOJITEN: - 1 lugë e vogël kurkuminë pluhur - 3 lugë sheqer - 2-3 pika vaji eterik të livandës, apo drurit të çajit - 3 lugë vaj ulliri, apo të kokosit - vanilje pluhur - në majë të hundës.

PËRGATITJA: Përzieni të gjithë përbërësit. Mund ta bëni maskën edhe pa sheqer. Krejt varet nga gjendja e lëkurës në qafën tuaj. Për një lëkurë më të keqe, me njolla të errëta, sheqeri preferohet më shumë. Vendoseni maskën në lëkurë. Lëreni që të veprojë nja 20 minuta, e më pas shpëlajeni me lëvizje rrethore, të masazhit. Në lëkurën e pastër vendoseni kefirin (apo jogurtin). Nën ndikimin e kurkuminës, lëkura mund të marrë ngjyrë. Kefiri e zbardh atë dhe e hidraton. Mund ta mbani disa minuta dhe ta shpëlani me lëvizje rrethore që bëjnë masazh. Provojeni, do t'ju pëlqejë!

 

(Kosova Sot)