Mos i shtrydhni xhinset dhe mos i thani në tharëse, sepse ua humbni formën dhe deformohen

  • 21 May 2018 - 09:15
Mos i shtrydhni xhinset dhe mos i thani në tharëse, sepse ua humbni formën dhe deformohen

Shumica e fermave do të pajtohen se kërkimi për një palë xhinse të përsosura është proces i gjatë dhe i vështirë, pra një proces aspak i lehtë për fermat. E, kur njëherë t'i keni gjetur përfundimisht, me siguri nuk dëshironi që gjatë larjes të ngushtohen apo të zgjerohen apo në ndonjë mënyrë ta ndryshojnë formën e tyre. Nëse ju ndodh kjo shpesh, atëherë me gjasë e bëni një gabim tipik, që në të ardhmen duhet shmangur. Me siguri e dini se xhinset nuk do të duhej t'i thanit në tharëse të rrobave, sepse ashtu zvogëlohen. Njëjtë rrezikoni edhe me pastrimin e tyre në temperatura të larta, prandaj më së miri do të ishte që xhinset t'i pastroni me duar. Por, problem shfaqet edhe te mënyra tjetër e tharjes së tyre, përkatësisht në heqjen e ujit. Ekspertët e modës nga revista "Who What Wear" theksojnë se më e keqja që mund të bëni për xhinset është t'i shtrydhni pas pastrimit, për t'ua hequr ujin tepricë, sepse ashtu me gjasë do t'i deformoni.  

 

(Kosova Sot)