3 MASKA PËR FYTYRË, QË ELIMINOJNË QESKAT E ERRËTA NËN SY

  • 21 May 2018 - 20:47
3 MASKA PËR FYTYRË, QË ELIMINOJNË QESKAT E ERRËTA NËN SY

Mbani mend se, qeskat e errëta nën sy nuk janë vetëm problem estetik. Përmes kësaj, trupi juaj ju lajmëron se diçka nuk është puna në rregull dhe se duhet ta dëgjoni në mënyrë që t'i shmangni pasojat serioze, sidomos nëse këto qeska të errëta domethënien e kanë te qarkullimi jo i mirë i gjakut

KËSHILLA SHTESË PËR TË SHMANGUR FORMIMIN E QESKAVE TË ERRËTA NËN SY

Pastroni kapakët e syve para se të shkoni në shtrat. Përdorni krem të veçantë hidratues për sy në mëngjes dhe në mbrëmje. Krem dielli përdorni çdo ditë. Provoni të flini me fytyrën lart në mënyrë që lëngjet të qarkullojnë. Fytyrën bëni ushtrim, në mënyrë që qarkullimi të jetë më i mirë. Hani sa më shumë pemë dhe perime për të parandaluar mbetjen e lëngjeve në trup, fytyrë. Reduktoni konsumimin e kripës. Shmangni situatat stresuese sepse shkaktojnë mpiksjet në gjak. Pini së paku 2 litra ujë në ditë për të qenë mirë të hidratuar. 

KAROTË DHE VAJ ULLIRI

Karota është e pasur me antioksidues dhe me betakarotinë. Kjo do të thotë se mbron lëkurën nga dëmet e rrezeve të forta të diellit. Nga ana tjetër, vaji i ullirit lëkurës i fal lagështi dhe i jep shkëlqim lëkurës. Përbërësit: 1 karotë, 1 lugë vaj ulliri (15 g). Përgatitja: Për fillim. Qëroni dhe bluani karotën. Më pas, i vendosni në blender dhe ia shtoni vajin e ullirit. Përzieni derisa të krijohet një masë homogjene. Si ta aplikoni: Pastroni fytyrën tuaj dhe aplikoni pastën në qeskat e errëta të syve. E lini të veprojë për 20 minuta. Në fund, e shpëlani me ujë të ftohtë

MOLLËT

Mollët janë të pasura me antioksidues, që lejojnë rigjallërimin e qelizave, hidratojnë si dhe eliminojnë qeskat e errëta nën sy. Përbërësit: 1 mollë, 1 gotë ujë (200 ml). Përgatitja: Valojeni ujin dhe më pas shtoni mollën. Nxirreni mollën dhe e shtypni me pirun, derisa të keni një pastë. Pas kësaj, e lini të ftohet. Si ta aplikoni: E pastroni fytyrën mirë dhe, kur të jetë e lagësht, aplikoni maskën nën sytë tuaj me lëvizje të bura qarkore. Prisni të veprojë 5 minuta dhe e shpëlani.

AVOKADO DHE VAJ BAJAMESH

Avokado ngadalëson plakjen, zbukuron lëkurën dhe riformon indet derisa hapësirën i jep lagështi. Ndërkohë, vaji i bajameve është pasur me aminoacide që luftojnë qeskat e errëta nën sy. Përbërësit: Një avokado, 6 pika vaj të bajameve. Përgatitja: Së pari, avokadon e vendosni në një enë dhe e shtypni. Më pas, shtoni 6 pikat e vajit të bajameve. I përzieni derisa të dy përbërësit janë kombinuar Si ta aplikoni: Pastrojeni fytyrën e më pas e aplikoni maskën nën sy. E lini të veprojë për 10 minuta. Pas kësaj periudhe kohore, e shpëlani fytyrën tuaj.

(Kosova Sot)