Si ta përdorni hudhrën dhe limonin për t'i forcuar thonjtë tuaj?

  • 24 May 2018 - 23:52
Si ta përdorni hudhrën dhe limonin për t'i forcuar thonjtë tuaj?

Hudhra dhe limoni ofrojnë minerale dhe nutriente të tjera që ndihmojnë rritjen e thoit fort dhe shëndetshëm, duke parandaluar dobësimin e tyre dhe thyerjen. Sot ka produkte të ndryshme të kozmetikës që premtojnë forcimin e thonjve tuaj dhe i parandalojnë nga thyerja dhe dobësimi i tyre. Megjithëse tentoni ta shmangni, në vazhdimësi thonjtë janë të ekspozuar elementeve që i dëmtojnë, jo vetëm nga substancat me të cilat vihen në kontakt, por edhe mungesa e nutrienteve apo e sëmundjeve.

HUDHRA DHE LIMONI PËR FORCIMIN E THONJVE

Ky forcues natyral i bërë me hudhër dhe limon është një tretman organik që përmirëson gjendjen e thonjve kur gjatë rritjes së tyre fillon ndarja apo pëlcitja. Ky preparat është kombinim i nutreinteve esenciale që forcon shtresat sipërfaqësore të thoit. Hudhra ofron sulfurin e rëndësishëm që ndihmon në riparimin e sipërfaqes së dëmtuar dhe ofron forcë dhe shkëlqim. Sulfuri parandalon efektin e radikaleve të lira dhe parandalon rritjen e kërpudhave dhe përbërësve tjerë infektues. Ky tretma po ashtu është me rëndësi pasi që është burim për vitamina C, nutrient ndihmon në mbajtjen e sasive të kolagjenit, që është i domosdoshëm për të pasur thonj të fortë. Ky preparat ofron mineralet, si kalcium dhe magnez, që mbrojnë në mënyrë natyrale smaltin. 

PËRGATITJA E KËTIJ TRETMAN NATYRAL NË SHTËPI

Përparësia e përgatitjes së një tretmani të thonjve në shtëpi është shumë më i përshtatshëm sesa produktet komerciale që shiten nëpër barnatore dhe nëpër sallone. Pasi ky tretman nuk përmban kemikate, nuk do të ketë efekte negative anësore dhe mund të përdoret edhe te thonjtë më të ndjeshëm. Përbërësit: 2 thelpinj të hudhrës, 2 lugë lëng limoni (30 ml), 1 kapsulë me vitamina E, 1 shishe shkëlqim thoi. Përgatitja: Shtypni thelpinjtë e hudhrës dhe përzieni me lëngun e limonit dhe vitaminën E. E lini të pushojë për rreth 15 deri 20 minuta dhe përzieni me shkëlqyesin e thoit. Gjithçka derdhni në një kavanoz. Mënyra e aplikimit: Hiqni llakun apo ndonjë shkëlqim tjetër nga thoi, i pastroni mirë me sapun neutral, dhe më pas aplikoni një shtresë të hollë. Sigurohuni që t'i mbuloni mirë thonjtë dhe e lini tretmanin të veprojë për tre ditë. Pas kësaj kohe, hiqni produktin, lini thonjtë të pushojnë për një ditë, dhe më pas e përsëritni.

 

(Kosova Sot)