GJASHTË MODELE TË SANDALEVE QË DO TA SHËNOJNË VERËN

  • 25 May 2018 - 08:41
GJASHTË MODELE TË SANDALEVE QË DO TA SHËNOJNË VERËN

Nëse ndiqni trendët apo thjesht inspiroheni përmes rrjeteve shoqërore, e keni vërejtur se vajzat nga interneti dhe personalitetet me ndikim, po shëtitin në sandalet e bukura. Në vazhdim shikoni se në çfarë do të shëtiteni nëpër temperaturat e larta dhe cilat janë modelet që janë për këtë verë

SANDALE NGA TRIKOTAZHI

Vitin e kaluar brendi "Raffia" nga të parët kishte sjellë çantat e qëndisura, e tani tregu është bartur edhe në aksesorë të tjerë. Në fokus janë sandalet e rrafshëta dhe të rehatshme, të parashikuara për kombinimet e përditshme. 

SANDALE MINIMALISTE ME DETAJE

Minimalismi i sjellë me rripa në ngjyrën e bardhë duket kaq shik dhe kaq elegant. Sandale të përsosura për stinën e verës, kështu do t'i përshkruanim. ROMAKET E BARDHA Ky trend ka filluar që nga vera e vitit të kaluar, e po vazhdon edhe gjatë kësaj vere. Rregulli vazhdon, sa më shumë përzierje, aq më mirë.

BARDHEZI NË TË GJITHA VARIANTET E MUNDSHME

Sipas publikimeve nëpër "Instagram", këto lloje të varianteve janë shumë popullore. Po ashtu, janë shumë praktike, e ju mbetet juve nëse do t'i përzgjidhni ato të rrafshëta apo me taka.

DETAJ I MREKULLUESHËM NË VESHJE

Të kuqe, por edhe me detaje të arta. Po, këtë verë na janë të domosdoshme një palë si këto, së paku një palë.

NDIKIMI ' VINTAGE'

Rripat që janë në formë të kryqëzuara, në formë të bllokut, fustane të lehta dhe... jeni e gatshme për punë.

(Kosova Sot)