Stilet e flokëve që ju nxjerrin nga rutina verore

  • 25 May 2018 - 15:35
Stilet e flokëve që ju nxjerrin nga rutina verore

Dukja e re e flokëve është mënyra më e lehtë për të filluar sezonin e ri. Por, nuk keni nevojë për të bërë ndonjë ndryshim. Këto stile do të bëjnë gjithçka, kur bëhet fjalë për theksimin dhe ndryshimin e stilit tuaj.

BISHTKALI FLIRTUES

Për një bishtkali flirtues hidhjani një sy bukuroshes Rihanna. Është i lërueshëm dhe i shkëlqyeshëm me një bisht të plotë të zbërthyer nga prapa - kombinimi i përsosur. Për ta vjedhur stilin e saj, krihni gjysmën e flokut prapa në një bishtkali të lartë duke përdorur krehër derisa bishtkalin e parë e siguroni me një lidhëse elastike. Më pas i grumbulloni në seksionin e mbetur, kombinoni me gjysmën në majë dhe siguroni gjithçka me një lidhëse flokësh të fortë. 

Image

BISHTKALI SUPER I MBËRTHYER

Sa elegant është bishtkali i ngushtë i Jasmine Tooke?! Për ta krijuar, krihni flokët në majën e kokës duke përdorur një brushë me dhëmbë të fortë për t'i shtuar më shumë shkëlqim. Më pas siguroni me një elasticitet. Në fund, mbuloni flokët me një pëlhurë flokësh, përdorni një hekur të sheshtë për të drejtuar apo për ta bërë super të drejtë.

Image

 

GJYSMË BISHTKALI I ËMBËL

Për ta kopjuar dukjen gjysmake të Hailey Baldwin, ndani një seksion nga flokët dhe i grumbulloni në një bishtkali të lartë. E siguroni me një mbështjellje të argjendtë flokësh, e më pas pjesën tjetër e lini të lirë të valëzuar me një hekur kaçurrelash. Tërhiqini majat e secilit seksion menjëherë, për të arritur një dukje më të butë.

Image

 

VALËT TËRHEQËSE

Nuk ka verë pa flokët valëzues si të Ashley Graham. Pas mbështjelljes së flokëve rreth shufrës (çelësi është që të lini skajet tuaja për një përfundim më natyral), përdorni një sprej me kripë për t'ju shtuar pak freski aty ku mendoni se flokët kanë ndonjë të metë.  

Image

 

SUPER TË GJATA DHE ME SHKËLQIM

Flokët si sirenë kurrë nuk kanë qenë më në modë. Nëse jeni nga ato që do të lini flokët të lirë këtë verë, kopjoni flokët e lagur dhe me shkëlqim të Kim-it, duke përdorur serum me shkëlqim në majat e flokëve. Në fund, zbutni me ndonjë produkt shtesë në rrënjët e flokëve. 

Image

 

BISHTALECI I ULËT

Nuk keni kohë për ta tharë flokun tuaj? Ose thjesht nuk dëshironi ta bëni këtë në vapën e verës? Lëmoni nga prapa flokët tuaj me një krehër të ashpër dhe e lidhni në një bishtalec të ulët derisa e përcillni edhe me një palë vathë.

 

 

(Kosova Sot)