HIQNI QIMET NGA FYTYRA ME MELHEMIN E VJETËR

  • 27 May 2018 - 13:19
HIQNI QIMET NGA FYTYRA ME MELHEMIN E VJETËR

Qimet në fytyrë për nga estetika janë të tmerrshme dhe kryesisht rregullisht i heqim - disa me dyllë e disa me krem. Por, kjo është një zgjidhje afatshkurtër dhe jo e përhershme, shumë shpejt fillojnë të rriten. Shumica e femrave problemin e kanë me qimet te buzët, e ka prej tyre që kanë qime te veshët dhe në mjekër. Por, mjekësia popullore e sjell recetën, që ndihmon t'i hiqni qafe qimet e padëshiruara.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM: Arra Ujë Përgatitja: Mblidhni lëvozhgë të arrave, i pastroni dhe i thani mirë. Më pas i ndizni, ndërsa që pluhurin e fituar e përzieni me ujë dhe krijoni një pastë apo krem. Masa le të qëndrojë rreth 12 orë, transmeton gazeta Kosova Sot.

PËRDORIMI:

Një pjesë pambuk e futni në masën e përgatitur dhe prekni pjesët e fytyrës, nga të cilat dëshironi t'i hiqni qimet. Këtë duhet ta bëni disa herë në ditë (mëngjes, pasdite, mbrëmje), derisa t'i vëreni rezultatet. Më efikase do të ishte të mbani kompresë rreth gjysmë orë në ditë. Më pas e shpëlani fytyrën. Qimet do të janë gjithnjë e më të rralla. Pas disa muajsh, edhe do te zhduken.

 

 

(Kosova Sot)